Nxirren nga ish-shtëpia e Oficerëve në Vlorë 8 familje, do të bëhen zyrat e reja të 'Kadastrës! Banorët: Me çfarë të jetojmë?!

VLORE - Tetë familje që jetonin me qira në ambientet e ish-Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë janë larguar nga kjo godinë mëngjesin e kësaj të hëne nga Policia Ushtarake. Banorët jetonin prej vitesh në këto ambiente, ndërsa godina është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Banorët ishin njoftuar më përpara që të largoheshin nga kjo ndërtesë, ndërsa godina do t'i nënshtrohet një rikonstruksioni, pasi aty pritet që të jenë zyrat e reja të Kadastrës.

Banorët refuzojnë që të lënë godinën dhe kërkojnë që të sistemohen në banesa të tjera aga ana e bashkisë.

"Me bonus qiraje nuk na mbështesin. Ne jetojmë me kanaçe dhe hekura, me 160 mijë lekë çfarë të bëj unë", tha një banor

"Kemi 2 vite e gjysmë që jetojmë këtu me 60 mijë lekë qira. Kemi 4 muaj pa drita, në të ftohtë. Para 1 javë erdhi bashkia, ku të vetë unë punoj me bidona, kanaçe. Unë dua një banesë sociale", tha një banor.

"Ku do të shkojmë kemi fëmijë të vegjël. Bashkia na tha se do t'iu strehojmë ne dhe do ju caktojmë një vend ku të shkoni", tha një banore.

"Ku të shkoj kam 5 fëmijë, 4 i kam dërguar në jetimore dhe 1 e kam këtu me gruan dhe gruan e kam të sëmurë", tha një tjetër banor.

Jurgen Çolaku, drejtori i Infrastrukturës në Bashkinë e Vlorës thotë se banorëve i është ofruar bonus strehimi. Çolaku thekson se dalja e banorëve nga godina është kryer pa lajmëruar bashkinë, ndërsa kërkon që vetë banorët të drejtohen pranë bashkisë për zgjidhje në mënyrë që të përfitojnë bonusin e qirasë.

"Jemi në dijeni të situatës, i kemi takuar disa dhe ne si bashki i kemi ofruar bonusin e qirasë. Familjet të aplikojnë për bonus qiraje të bëjnë një kontratë për shtëpi me qira dhe ne jemi të gatshëm për t'i ndihmuar. Sot i kanë nxjerrë pa na njoftuar. Ne ofrojmë bonus qiraje", tha Jurgen Çolaku, drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Vlorës

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjorm: 21/01/2020 08:12

    Domosdo qe i nxjerine se vlonjatete janë njereze të liqe pashpirte. Ata shkateruane vlonjatin e madhe patriot Mihal Kokdhjemen qe mbante me buke dhe ngrohte vajzate e Vlores jo me ca familje nga shtepia e oficereve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion