'Nxirreni zvarrë nga selia bashkë me gruan dhe kunatin, ky njeri pa dinjitet mori 'lidershipin' e PD si dhuratë në 'pajë' nga Berisha'

'Nxirreni zvarrë nga selia bashkë me gruan dhe kunatin, ky njeri pa dinjitet mori 'lidershipin' e PD si dhuratë në 'pajë' nga Berisha'

Genc Ruli

Rikthimi i ish-ministrit të PD, Genc Ruli në “selinë blu”, është pasqyruar si një arritje e madhe nga mediat pranë kësaj force politike. Madje, disa prej tyre në emocione e sipër e kanë konsideruar si një sinjal të parë të fitores në zgjedhjet e ardhshme.

Si pjesë e një komisioni formal që thuhet se do të zgjedhë listën e garës elektorale, Ruli ka folur në disa intervista duke shpalosur ambicien për fitoren e madhe. Ndërkohë, mesa duket Ruli ka hequr dorë nga kritikat e adresuara ndaj kryedemokratit të cilit i kërkonte dorëheqje, duke e kërcënuar se në mungesë të saj ai dhe demokratë të tjerë do ta tërhiqnin zvarrë nga selia.

Pas humbjes së vitit 2017, Ruli ishte nga të parët që kërkoi menjëherë largimin e Bashës nga drejtimi i partisë dhe u bëri thirrjeve mbështetësve të PD-së që ta përzënë nga selia bashkë me gruan dhe kunatin, Erjon Isufi.

“Kam dashur te besoj se njeriu qoftë, ky politikan apo lider dhe ne momentin me te vështirë të jetës së tij, do përpiqej te paktën te ruante dinjitetin individual. Se dinjiteti jeton me gjate se çdo lavdi e mjere e çastit. Basha me deklaratën e tij justifikuese e banale tregoi qe dinjiteti personal është gjeja me e fundit qe e shqetëson atë. Normalisht për një individ qe e mori “lidershipin” e PD si dhurate ne “paje” nga Berisha dhe qe i beri programet e listat jo me zyrtaret e PD por me gruan e kunatin.

Ky lider qe beri një marrëveshje turpi me kundërshtarin e tij politik. Thjesht duke kalkuluar interesin e vetvetes e jo te PD . Ky sot duhej vete te deklaronte largimin pa asnjë kusht nga drejtimi i partisë qe e çoi ne gremine. Ju them atyre qe ende e duan PD, e jo qe ende ju duhet P, nqs ai nuk jep dorëheqjen vete deri nesër, shkoni te selia e PD e përziejeni ate gruan e kunatin siç përzuri Jezusi tregtaret nga Tempulli.” shkruante Ruli i cili me siguri nuk e mban mend.

Gjithsesi, më poshtë po pasqyrojmë postimin e plotë të tij në Facebook, të cilin mesa duket ka harruar që ta fshijë./ Tema

Postimi i Rulit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hapu dhè: 09/08/2020 09:16

    Nuk fitohen zgjedhjet me ate klase qe i humbi zgjedhjet. Basha ne kaq vite ne opozite duhet te kishte konsoliduar nje klase tjeter ne menyre qe te zevendesonte klasen e vjeter. Se Ruli me shoket e tij te cilet humben zgjedhjet ne 2013 kujtojn akoma dhe jane me endrra se PD eshte si ne 2005 apo 2009. E dine keta qe Basha me veprimet e tij ne krye te PD ne kaq vite ka eleminuar PD ne baze dhe se PD i ka ngel vetem brenda selis se PD. Edhe vendimet qe merr i zbatojn vetem brenda selise se PD ne tirane se ne rrethe nuk ka kush ti zbatoj per shkak se PD eshte eleminuar nga vete BASHA. Megjithe rikthimin e Rulit apo te Rrulave te tjere BASHA do fitoj TRRAPIN ZGJEDHJE.

    Përgjigju
  • Tirana: 09/08/2020 06:59

    çfare fytyre!! Kemi njerezit qe meritojme!! Te ndershemit kane ikur!!

    Përgjigju
  • QYTETAR: 09/08/2020 00:18

    nuk ka me kuptim qe Basha te jete kryetar , ose do te jete thjesht nje foles apo zedhenes me mikrofon ne dore. Asnje strategji, asgje te re nuk solli Basha ne PD

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 08/08/2020 22:37

    Zihen minjte kismeti i maces

    Përgjigju
  • Zyberi: 08/08/2020 21:32

    Ju lumte keshtu ju Don RILINDJA te hani koken me njeri TJETRIN dhe fituesi eshte gjithmone ai qe KQYR DHE QESH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë