PD reagon për dokumentin e Bashkisë Durrës: Këshilli u mblodh vetëm pas denoncimit të Bashës

PD reagon për dokumentin e Bashkisë Durrës: Këshilli u mblodh vetëm pas denoncimit të Bashës

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës zyrtare të Bashkisë së Durrësit, e cila përgënjeshtroi Lulzim Bashën në lidhje me kryefamiljarin Kadri Barruku, i cili pretendonte se nuk kishte marrë bonus qeraje dhe kishte ngelur pa shtëpi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj shkruan se Këshilli Bashkiak i Durrësit është mbledhur me urgjencë vetëm pas denoncimit të Bashës. Në dokumentin e postuar nga Bashkia e Durrësit shkruhet se vendimi për rindërtimin e shtëpisë së qytetarit Barruku është dhënë ditën e sotme, me datë 10.08.2020.

"Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindertim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në çadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama. Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët, por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk dëmton edhe më shumë qytetarët e rrënuar", shkruan Xhaferaj.


Lajmi kryesor:

'U mblodhët vetëm pasi denoncuam ne', Bashkia e Durrësit nxjerr dy herë blof Bashën me dokumente: Vendimi u mor më 29 korrik, sot u miratua në Këshill


B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lavdosh: 10/08/2020 21:29

    Ore budallenj i bejne njerrezit keta? Vendimi mund te jete marre sot (para ose pas vizites se PBPD), por vendime te tilla marrin kohe qe te pergatiten. Mbledhja per vendim eshte vetem formalitet, pergatitja e planeve do kohe Apo e konsiderojne cdo gje si petullat me uje te tyre si ai i tramit ne Tirane qe per LBPD ishte vetem nje enderr dhe tak fap cdo gje ishte bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv