Nxjerrja nga kampi i 4 fëmijëve përloti shqiptarët, PD në sulm: Rama harxhon para me chartera e hotele luksoze

Edi Rama dhe Edi Paloka

Ditën e djeshme nga kampi Al-Hol në Siri janë nxjerrë 4 fëmijë të mitur dhe një grua e plagosur, lajm ky shpresëdhënës se nga kampi i 'ferrit' do të nxirren të gjithë shqiptarët, por nënkryetari i PD-së, Edi Paloka e ka shfrytëzuar për të akuzuar Kryeministrin Rama se po harxhon paratë e shqiptarëve me charter e hotele luksoze.

"Shkon deri në Liban , harxhon miliona me charter, supereskorta e hotele luksoze (po nga paratë tona) për t'i dhëne intervistë Muhamet Veliut që e kishte me vete në charter e për t'u mburrur se ishte ai “superheroi”", shkruan Paloka.

Ndërkohë ashtu si dhe kreu i partisë së tij, Paloka ka probleme me numërimin, pasi nga kampi janë nxjerrë 4 fëmijë dhe jo 3, siç ai thotë.

Më tej nënkryetari i PD vijon me akuzat se 'Shqipëria është kthyer në një kamp ferri'.

Postimi i Edi Palokës në Facebook

er.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nga 1 dhjetori mësimi i kombinuar në klasa dhe online, ju duket vendim i drejtë?

Komento

Komente

  • KARAGJOZI THUTHUQ: 28/10/2020 10:42

    O TATHI THUPËS PO ÇA TË BONTE EDI RAMA TË MERTE ATOMATIKUN E TY PËRPARA QË TI NXIRTE KTA FATKEQ. QË KTA I ÇUAN PRINDËRIT E TYRE IDJOT NË SIRI. PO TË ISHTE SALMUTI QENF WC AS QË DO E RUANTE SE SALMUT KRIMINEL MALOK I DONTE LEKËT PËR HUNDEREN ARGITA E SY PESHKAQENIN SHËMTYR XENIN. PRA KRYEKRIMINELI SALMUT WC QENEF MALOK S'KRAHASOHET KUR ME GJIGANDIN INTELEKTUAL TIRANSIN EDI RAMA O TATHI THUPËS. PARTIA JUAJ WC ËSHTË PARTI ANTISHQIPTARE O BIXHOZXHIU THU THU EDI PA LOQE.

    Përgjigju
  • Iris: 28/10/2020 01:23

    Po me cfare ti sillte me gomar?Mos harro se gjate viteve 90'Shqiperia u be si han pa porta,ku administrata e Berishes lejoi turli njerezish te dyshimte nga bota arabe,e lloj,lloj wahabistesh e imamesh te pakontrolluar qe krijuan mocalin ku lulezuan keta tipat qe u qeruan neper luftrat e Irakut,Sirise,etj.Tani Rama eshte I detyruar ti sjelle viktimat e pafajshem te injorances dhe predikimeve por dhe gabimeve te bera nga shteti ne ato vite.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 27/10/2020 19:58

    Thume thume te drejte ke loqe Paloqe

    Përgjigju
  • Ermal: 27/10/2020 18:55

    Ti ore palok Patin mendje Te leket e ke. Nuk i harxhoj Rama Te gjitha ka dhe per ty

    Përgjigju
  • Une: 27/10/2020 18:16

    O paloka o njeri i neveritshem. Ti je nga ata qe do e kritikoje ramen pse nuk i shpeton femijet tani ben edhe kritika. E kuptoj qe je ne opozite po bej naj kritike te merituar jo budalliqe

    Përgjigju
  • redi: 27/10/2020 17:36

    Rama si kryeminister i Shqiperise kreu detyren humanitare dhe kushtetuese qe ka para qytetareve te vet.Kujtoni Italine,Francen qe kane bere te pamunduren per qytetaret e kapur rob ne Siri.Orandaj Palok merre si te duash ai vec detyren ka bere.Ketu nuk ka kritike politike

    Përgjigju
  • sapa: 27/10/2020 16:51

    Fakt eshte qe pa para asnje nuk mund te dale prej dores se Kurdeve!Tani gjigandi ta shese per propagande kete ngjarje si aksjon te antiterrorit dhe te zgjuarsise se tij te madhe!Ne kete planet pervec amerikaneve askush nuk ka bythe te dergoje forcat e antiterrorit askund ne asnje vend sado i dobet qe te jete!Prandaj rrofshin parate e popullit qe politikanet te bejne politike me paret e tyre sic ben ky!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Basha akuza Ramës: I ofroi ish-komandantit të UÇK-së lekë e tendera të tërhiqte fjalët e mira për mua (por nuk tregon emrin e tij)