I vdes babai rrugës! E nxori nga spitali i Durrësit pasi pa në TV se do shembet...Rama: Këta janë kriminelë, 'shihni' radion më mirë

Në takimin me banorët e Kënetës, një prej tyre ka kërkuar ndihmën e kryeministrit Edi Rama për të marrë kartelën mjekësore për babanë që i ka ndërruar jetë. Ai thotë se për shkak të lajmeve që kishte lexuar në media se spitali i Durrësit do të shembej, u detyrua nga frika që të merrte ambulancën dhe ta çonte drejt Beratit, por ai ndërroi jetë rrugës.

"Babai im ishte tetraplegjik. Ne e sollëm në spital, ishte në gjendje kritike. Me këto lajmet, me këto informacionet gjysmë të rreme "jo po do prishet spitali", kush se kush për të marrë një lajm për klikime marrin në qafë më shumë, dhe ne o burra ta marrim me ambulancë dhe në Berat, na ka vdekur rrugës. Andej, doktorët nuk na e hedhin arsyen e vdekjes, se thonë erdhën në gjendje të rëndë, por nuk vdiq këtu. Unë dua që të marr kartelën e vdekjes dhe arsyen e saktë. Varrimin ia kam bërë se nuk mund ta mbaja në morg, rruga tjetër është vetëm me e zhvarros", tha qytetari mes lotëve.

Për Ramën, ky është një tregues se si media me lajmet e rrema po sjellin pasoja të rënda tek qytetarët. 

"Gjithë kjo histori është historia e mediave. Marrim babanë nga krevati duke iu rezistuar mjekëve mos lëvizni, se dëgjojnë se po shemben spitali i Durrësit, dhe u vdes babai rrugës. Në vend që të mendojnë dy herë kur të flasin, që t'i lënë për një fazë të dytë, por non stop nëpër portale, TV. Kriminelë. Kjo është historia". Mos shihni TV, shihni radion më mirë", tha Rama gjatë vizitës së tij në pasdien e kësaj të hëne nga Këneta.


Lajmi kryesor:

FAKE NEWS-et/ Rama paralajmëron sërish mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Serbia ndalon një kosovar nën dyshime për krime lufte

Serbia ndalon një kosovar nën dyshime për krime lufte