Adjola Lakra ndryshon dëshminë: Rrugës kur po shkoja të takoja Hekuran Billën mësova nga lajmet se e kishin vrarë, u ktheva në shtëpi! Gjykata e lë në burg

TIRANË- Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjes e Hekuran Billa, në 11 qershor 2020 në Tiranë. Adjola Lakra, vajza e cila u arrestua së bashku me Sebastian Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Billës, ka rrëfyer detaje konkrete lidhur me mënyrën e rënies në kontakt me Billën dhe krijimi i lidhjes intime me të.

Ajo ka rrëfyer se telefoni me të cilin bisedonte shpesh në aplikacionin “Ëhatsapp” e ka shitur tek zona e “Dollarit” në Tiranë dhe një veprim të tillë e ka kryer dy ose tre ditë pas ngjarjes. Adjola Lakra, ka deklaruar se banon me qira në të njëjtin pallat, ku banon dhe Sebastian Mali. Sipas rrëfimit të saj, familja disponon një biznes privat hotel tek “Shkëmbi i Kavajës”. Lakra ka deklaruar se është e punësuar në këtë biznes familjar si menaxhere, por qëndron me banim në Tiranë në rrugën “Frosina Plaku”. Lakra ka deklaruar në polici se Sebastian Malin e ka pasur të dashur dhe se lidhja intime me Malin ka filluar para dy vitesh dhe ka zgjatur deri para katër apo pesë muaj.

" Sebastian Malin e kam njohur tek parukeria e nënës së tij, Lula Mali, e cila ndodhet në rrugën “Frosina Plaku” në kryeqytet. “…përpara 8 apo 9 muajsh, diku në muajin gusht të vitit të kaluar 2019, kam njohur nëpërmjet rrjeteve sociale “Instagram” Hekuran Billa, të cilin e kam thirrur shkurt “Lani”. Më datë 11 qershor 2020 kam qenë në qytetin e Tiranës në shtëpinë time dhe kam shkuar rreth orës 16:00 në një qendër tregtare së bashku me shoqen tine e cila dhe jam kthyer nga qendra tregtare rreth orës 20:30. Kur unë kam qenë në qendër tregtare më ka marrë në telefon Hekuran Billa, me të cilin e kisha lidhje intime. Hekurani më ka kërkuar të takoheshim dhe unë i kam thënë po. Pas rreth 30 minutash, Hekurani më ka marrë në telefon dhe më ka thënë se do të vinte të më merrte tek “Komuna e Parisit” dhe unë i kam thënë po eja dhe takohemi tek komuna. Në këtë moment kam qenë në shtëpinë time tek pallati “Kontakt” dhe kam marrë një taksi në telefon, dhe pasi ka ardhur taksia, kam hipur tek semafori te rruga e Kavjës, ku janë disa Zgara. Kam lëvizur me taksi, por nuk e kam fiksuar rrugën, pasi kam qenë në telefon gjithë kohës. Kur kam qenë tek rreth-rrotullimi i “Komunës së Parisit”, i kam shkruar Hekuranit në telefon, por ai nuk më është përgjigjur. Pa arritur tek qendra “Cristal Center”, kam parë shumë makina policie të cilat po lëvizin me shpejtësi dhe kam parë lajmet në telefon që ishte vrarë një person tek “Komuna e Parisit”. Në telefon kam parë automjetin e Hekuran Lanit dhe aty mësova se ai ishte vrarë. Jam kthyer sërish me të njëjtën taksi tek vendi, ku më mori dhe prej andej kam shkuar në shtëpinë time…”-thotë Adjola Lakra.

Më tej kjo e fundit ka shtuar se ka pasur në përdorim atë ditë një aparat telefoni celular të markës “Iphone X-10”, me ngjyrë “Gold”. Sipas saj aparati telefonik ka pasur dy karta, të cilat i ka përdorur në Ëhatsapp. Telefonin me të cilin kishte shumë komunikime me Hekuran Billën, e ka shitur dy apo tre ditë pas ngjarjes, tek zona e “Dollarit” në qendër të Tiranës. Lakra, thotë se nuk e mban mend fare se në emër të kujt ka qenë numri i përdorur prej saj dhe që komunikonte me Hekuran Billën. Ajo thotë se pas ngjarjes ka shkuar në banesën e saj dhe ka qëndruan së bashku me motrën E.L dhe vëllanë F.L si dhe kushërirën K.P. Ndryshe nga dëshmia e parë ku u shpreh se kishte gjetur Sebastian Malin në garazh që po qante për vrasjen e Billës, kësaj here Lakra thotë se e ka takuar rastësisht poshtë pallatit dhe ajo i kishte thënë "se ishte e mërzitur se i kishin vrarë një shokun e saj". 

"Atë natë nuk kam dalë nga shtëpia, por shpjegoj se pas rreth 20 minutash që kishte ndodhur ngjarja, rastësisht kam takuar poshtë pallatit, Sebastin Malin, i cili ishte në këmbë i vetëm. “…Sebastianit i kam thënë se isha shumë e mërzitur pasi kishin vrarë një shokun tim dhe Sebastiani më tha mos u mërzit, me vjen keq…”-ka rrëfyer Adjola Lakra.

Lidhur me vrasjen e Hekuran Billës, momentalisht policia ka arrestuar Viktor Markun, vëllain e Prel Markut të vrarë në Angli nga Hekuran Billa. Nipin e Viktorit, Sebastian Mali dhe të dashurën e këtij të fundit Adjola Lakra. Gjatë ditës së sotme gjykata e Apelit Tiranë vendosi të lerë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke mbyllur në qeli Adjola Lakrën.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rihapet çështja Gërdeci, a mendoni se do të bëhet drejtësi për këtë tragjedi?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Situata në veri të Kosovës, Isa Mustafa: Presidentja duhet ta thërrasë Këshillin e Sigurisë, e pafalshme që Osmani e Kurti ndodhen jashtë vendit