Nxori në pritë shokun e fëmijërisë për ta ekzekutuar, prokuroria e Lezhës kërkon 30 vite burg për Mikel Alinë

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 30 vite burg të 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes në bashkëpunim, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë  shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi për ta ekzekutuar. Konkluzionet përfundimtare janë dhënë nga Prokurori Erjon Shehaj, i cili ka hetuar çështjen dhe tashmë do të jetë gjykata e cila do të vendosë për fatin e 42-vjeçarit. Mikel (Gjovalin) Alia është personi i vetëm i marrë i pandehur për vrasjen e Eri Zefit, në Zall Xhuxhë të Mirditës dhe ai u zbulua përmes mesazheve, tabulateve telefonike e pamjeve filmike.

Sipas dosjes Hetimore, 42-vjeçari Alia i kishte kërkuar shokut të fëmijërisë ta ndihmonte për të vjedhur një sasi kanabisi në zonën malore të Mirditës, ku ndodhi krimi. Ekzekutorët ndërkohë besohet se ishin dy persona të tjerë, që mbeten ende të paidentifikuar. Për të mbërritur tek ta, prokuroria e Lezhës i kërkoi 42 vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia të bashkëpunojë me drejtësinë në këmbim të lehtësirave. Por ai në vazhdimësi ka mohuar çdo lidhje me vrasjen duke u deklaruar i pafajshëm.

Eri Zefi u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e preken në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës të 1 tetorit të vitit 2019-të, pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit.

Dyshimet janë se i riu u ekzekutua për hakmarrje, pasi i vëllai është dënuar për një vrasje në Durrës. Por megjithatë asnjëherë nuk janë përjashtuar as konflikte të tjera të vetë 34- vjeçarit. Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës të 1 tetorit të vitit 2019-të pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit, ndërsa ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i tij është i dënuar për vrasje.

1634712471_page.jpg

Autori Mikel (Gjovalin) Alia dhe viktima Eri Zefi

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 19/10/2021 15:49

    Se mos ashtë mirditorë ky Mikel a Gjovalin si e paska emrin?!!! Se mirditorët e kanë pak qejf me të pre në besë edhe me të vjedhë!

    Përgjigju
    • Eduart: 22/10/2021 09:14

      Nuk jan te gjith njerzit njesoj siq gishtat e dores nuk jan nisoj po ashtu edhe njerzit nuk jan nisoj pse un te them se te. gjith shkodrant jan te pa bes po ashtu dibrant kuksjant etjera etjera rrethe pa i permendur per 1 njeri nuk flitet per nje MIRDITE te ter e ke shum gabim at mendim por as ky nuk ka faj 100 per % 100 eshte i pa fajshem

  • Altin: 19/10/2021 12:49

    Ku kane bese kriminelat! Te kishin bese nuk shkonin te vidhnin punen e tjetrit as ky as ai, rrinin ne shtepi e ishin te fjithe gjalle sot. Kur do ta kuptojne shqiptaret se krimi nuk ka bese as bereqet?!

    Përgjigju
  • Landi: 19/10/2021 09:56

    Njeriu me i poshter qe nxjerr ne prit shokun I meriton 30 vite burg dit me dit ! E ishalla marrin hak te njerzit qe ke lan jasht

    Përgjigju
  • Bardhe Prenga: 19/10/2021 08:54

    Mos dalt kurr prej aty, I paft shpirti kjamet o zot ne robt e tij. I pabesi kur pret nipin sle gja pa ba

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pezullohet nga detyra shefi i Qarkullimit në Lezhë, lejoi djalin e Tom Doshit të largohej në një aksident ku ishte fajtor

Pezullohet nga detyra shefi i Qarkullimit në Lezhë, lejoi djalin e Tom Doshit të largohej në një aksident ku ishte fajtor