Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu do të vijojë detyrën. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Ardi Veliu gaboi në rastin e nxjerrjes së videos me armë të nënës së 15-vjeçarit që u rrah nga policia pse theu karantinën, por përballë akuzave të opozitës dhe kërkesës për ta shkarkuar, zgjedh drejtorin e policisë.
"Së pari më lejoni ta sqaroj që sigurisht që drejtori i policisë, që kam konsideratën më të lartë për integritetin, profesionalizimin dhe për rezultatet ka gabuar, pa diskutim, e them pa asnjë rezervë, ka gabuar, por jam më i pritur t'i besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimit që dha, sesa të gjithë moralistëve të mexhelistit të këtij vendi.
Është fare e qartë që nuk ishte përpjekje për të justifikuar dhunën, sepse polici, për të cilin flitej, është pezulluar menjëherë dhe është çuar në hetim penal, por ishte një përpjekje e keq shpjeguar për të thënë se dakord të gjitha, por edhe familja përgjegjësinë dhe rolin e vet në mirërritjen e brezit të ri.
E thënë ashtu ishte gabim, por preferoj ndjesën publike të tij dhe shpjegimin dhe duke e njohur dhe vlerësuar për integritetin moral të pa vënë në diskutim nga askush, kur është vënë i kujdo qoftë dhe profesionalizimin, cështja për mua është e mbyllur. Ata që prediktojnë më shumë moral dhe ligjësi morale kam fatin ti njoh, mes të dyve zgjedh drejtorin" tha Rama.
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?
-
Po
59.2%
-
Jo
31.9%
-
S'kam mendim
8.9%
Vota total: 6064
Lajme të tjera
-
Ndihmës Sekretari amerikan Todd D. Robinson vizitë në Shqipëri dhe Kosovë, takon Ramën dhe shmang Kurtin
18 Mars, 15:40
-
‘Sekuestro e Portit të Limionit absurde’, PD reagon për deklaratën e Ramës: Sulm ndaj SPAK për të mbrojtur klientët e qeverisë
18 Mars, 12:06
-
Spitali ‘Koço Gliozheni’ me aparatura bashkëkohore, Rama ndan pamjet: Është rritur cilësia e shërbimit
18 Mars, 11:06
-
Rama mbledh 2 orë grupin e PS, lë porositë! Çuçi: S'ka pazar me Rithemelimin, por dialog! Amnistia javën tjetër në Kuvend
18 Mars, 10:23
-
Vijojnë punimet në aeroportin e Vlorës, Rama: Gati vitin e ardhshëm (VIDEO)
18 Mars, 08:30
-
1 vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Rama: Zbatimi të jetë kusht për anëtarësimin e tyre në BE
18 Mars, 08:14
-
Fjalimi i plotë i Ramës në Asamblenë e PS-së: Të aftë për të fituar përtej zgjedhjeve të 2025
17 Mars, 14:03
-
Negociatat për normalitet në Kuvend, Basha: S'është marrëveshje për anëtarësimin në BE! Duan të zhbëjnë ligjin e dekriminalizimit
17 Mars, 14:00
-
Sekuestroja e Portit të Limionit, Rama: Vendim absurd! Kanë ndërhyrë në kompetencat e sovranit në emër të NATO-s
17 Mars, 12:14
-
Dhëndri i Trump aplikon për resorte në Sazan, Rama: Projekt ambicioz! Ka ndërtuar në disa zona të UNESCO-s! E kthejmë ishullin në kurorën e turizmit
17 Mars, 11:47
-
Akuzat e Bashës për pazar me Berishën, Rama: Broçkulla!
17 Mars, 11:30
-
Asambleja e PS-së në Durrës, Rama: 50 mijë anëtarësime të reja deri në qershor! Klosi: Më 12 maj, zgjedhje të brendshme në parti
17 Mars, 07:09
Sulmin e kryepolicit , ndaj nje gruaje , e digjuam e diskutuam , dhe ja lam organeve kopetente per zgjidhje . Problemi qendron tek pushtetaret , te cilet fyen kritiket , duke i quajtur -te pa moralshem -, per arsyen se gjera te tilla paskane ndodhur edhe me para .Ndoshta , mir bejne qe kerkojne te zbutin ceshtjen , por me kritiket c'pati ?!.Brenda shpirtit --nese kane-- tek keta njerez vlon ndjenja e hakmarries , e injorimit e perbalties ndaj tjeterit .Madheshtia nukse eshte te qenurit ne krye te shkalles , eshte e drejta e verteta e mira ,vyrtyti .
PërgjigjuTe ishte shkarkuar qysh ate dite
PërgjigjuKjo kuptohet u kuptua ku drejtori i policise hyn ne privacy tende dhe te ben biografin je kulak apo jo! Felliqsiraaa! Po ato inspektoret e zones ku ishte perdhunimi i asaj vajzes!!!!!!!!!KUUUUUUUUUU Jani bastarde dhe ata qe e dinin dhe nuk ngriten zerin iu ndodhte ne familjen e tyre 3 fish! Vend me njerez te pshtire dhe basarde!
PërgjigjuNjë kërkim falje mjafton për opinionin, por jo shkarkim !
PërgjigjuTurp te te vij, turp! Ti nuk ke te drejte tu vesh epitete njerzve te ketij vendi qe u indinjuan nga veprimet tejet e skandaloze te nje zyrtari te policise. Je dhe kryeminister pa le. Turp per ty. Gabim eshte kur dukush ben nje veprim pasashje dhe pa ndonje efekt perreth. Dhe jo nje zyrtar qe shperdorin detyren dhe gennen Kuvendin. Kot nuk thote populli: me thuaj cfare shokesh ke te te them cfare surrati je!
PërgjigjuKjo llogjike eshte llogjike e semure kriminale dhe nuk mund te meret per ndjese sepse nuk ka sinqeritet po thjest mendjemadhsi se me nje ME FAL ja hedh kollaj eshte ne psikozen tuaj sepse faji i pa ndeshkuar eshte bere standart pune sepse keni humbur aftesin per te ber dallimin cfar eshte norme ligjore per funksionimin e shoqeris jeni ne psikozen E DU E BEJ varja pasojave.
PërgjigjuArdi Veliu duhej te shkarkohej ne moment, nese supozojme se jetojme ne nje vend demokratik ku liria jote fillon atje ku mbaron e tjetrit.. nuk u be, eshte nje gur tjeter mbi kurrizin e Rames dhe te qeverise se tij. Me njerez te tille si Veliu (derra me brire) eshte e pamundur te mbash pushtetin
PërgjigjuE rendesishme eshte se kjo tregon qe nuk kemi policë të paktën në rangun e lartë , individë me shkolla të forta dhe kryesisht inteligjentë. Na duhen policë inteligjente ne kupolen e policise qe të mendohen 1000 here pa të veprojne nje here! Shqiptarin në pergjithesi e karakterizon psikologjia e të bërit të gjerave shpejt e shpejt . Psh: shqiptari ben beton shpejt e shpejt , të zapton shpejt e shpejt , të hakmerret shpejt, nuk të le të mbarosh mendimin por nderhyn shpejt, mer vendime aty për aty pa menduar, gjaknxehte për nje llaf goje etj. Pra duke parë në teresi psikologjine e shqiptarit mund të kuptosh kollaj arsyen e gafes së kryepolicit.
Përgjigju