A duhet shkarkuar Ardi Veliu? Rama: Gaboi, por unë nuk bëhem me moralistët e mexhelisit të këtij vendi

A duhet shkarkuar Ardi Veliu? Rama: Gaboi, por unë nuk bëhem me moralistët e mexhelisit të këtij vendi

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu do të vijojë detyrën. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Ardi Veliu gaboi në rastin e nxjerrjes së videos me armë të nënës së 15-vjeçarit që u rrah nga policia pse theu karantinën, por përballë akuzave të opozitës dhe kërkesës për ta shkarkuar, zgjedh drejtorin e policisë.

"Së pari më lejoni ta sqaroj që sigurisht që drejtori i policisë, që kam konsideratën më të lartë për integritetin, profesionalizimin dhe për rezultatet ka gabuar, pa diskutim, e them pa asnjë rezervë, ka gabuar, por jam më i pritur t'i besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimit që dha, sesa të gjithë moralistëve të mexhelistit të këtij vendi.

Është fare e qartë që nuk ishte përpjekje për të justifikuar dhunën, sepse polici, për të cilin flitej, është pezulluar menjëherë dhe është çuar në hetim penal, por ishte një përpjekje e keq shpjeguar për të thënë se dakord të gjitha, por edhe familja përgjegjësinë dhe rolin e vet në mirërritjen e brezit të ri.

E thënë ashtu ishte gabim, por preferoj ndjesën publike të tij dhe shpjegimin dhe duke e njohur dhe vlerësuar për integritetin moral të pa vënë në diskutim nga askush, kur është vënë i kujdo qoftë dhe profesionalizimin, cështja për mua është e mbyllur. Ata që prediktojnë më shumë moral dhe ligjësi morale kam fatin ti njoh, mes të dyve zgjedh drejtorin" tha Rama.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 02/06/2020 14:43

    Sulmin e kryepolicit , ndaj nje gruaje , e digjuam e diskutuam , dhe ja lam organeve kopetente per zgjidhje . Problemi qendron tek pushtetaret , te cilet fyen kritiket , duke i quajtur -te pa moralshem -, per arsyen se gjera te tilla paskane ndodhur edhe me para .Ndoshta , mir bejne qe kerkojne te zbutin ceshtjen , por me kritiket c'pati ?!.Brenda shpirtit --nese kane-- tek keta njerez vlon ndjenja e hakmarries , e injorimit e perbalties ndaj tjeterit .Madheshtia nukse eshte te qenurit ne krye te shkalles , eshte e drejta e verteta e mira ,vyrtyti .

    Përgjigju
  • Timi: 02/06/2020 14:40

    Te ishte shkarkuar qysh ate dite

    Përgjigju
  • Eno: 02/06/2020 14:25

    Kjo kuptohet u kuptua ku drejtori i policise hyn ne privacy tende dhe te ben biografin je kulak apo jo! Felliqsiraaa! Po ato inspektoret e zones ku ishte perdhunimi i asaj vajzes!!!!!!!!!KUUUUUUUUUU Jani bastarde dhe ata qe e dinin dhe nuk ngriten zerin iu ndodhte ne familjen e tyre 3 fish! Vend me njerez te pshtire dhe basarde!

    Përgjigju
  • Arbëri: 02/06/2020 14:00

    Një kërkim falje mjafton për opinionin, por jo shkarkim !

    Përgjigju
  • Sabri: 02/06/2020 13:51

    Turp te te vij, turp! Ti nuk ke te drejte tu vesh epitete njerzve te ketij vendi qe u indinjuan nga veprimet tejet e skandaloze te nje zyrtari te policise. Je dhe kryeminister pa le. Turp per ty. Gabim eshte kur dukush ben nje veprim pasashje dhe pa ndonje efekt perreth. Dhe jo nje zyrtar qe shperdorin detyren dhe gennen Kuvendin. Kot nuk thote populli: me thuaj cfare shokesh ke te te them cfare surrati je!

    Përgjigju
  • Bes: 02/06/2020 13:47

    Kjo llogjike eshte llogjike e semure kriminale dhe nuk mund te meret per ndjese sepse nuk ka sinqeritet po thjest mendjemadhsi se me nje ME FAL ja hedh kollaj eshte ne psikozen tuaj sepse faji i pa ndeshkuar eshte bere standart pune sepse keni humbur aftesin per te ber dallimin cfar eshte norme ligjore per funksionimin e shoqeris jeni ne psikozen E DU E BEJ varja pasojave.

    Përgjigju
  • ardian: 02/06/2020 13:24

    Ardi Veliu duhej te shkarkohej ne moment, nese supozojme se jetojme ne nje vend demokratik ku liria jote fillon atje ku mbaron e tjetrit.. nuk u be, eshte nje gur tjeter mbi kurrizin e Rames dhe te qeverise se tij. Me njerez te tille si Veliu (derra me brire) eshte e pamundur te mbash pushtetin

    Përgjigju
  • Kafsha: 02/06/2020 13:16

    E rendesishme eshte se kjo tregon qe nuk kemi policë të paktën në rangun e lartë , individë me shkolla të forta dhe kryesisht inteligjentë. Na duhen policë inteligjente ne kupolen e policise qe të mendohen 1000 here pa të veprojne nje here! Shqiptarin në pergjithesi e karakterizon psikologjia e të bërit të gjerave shpejt e shpejt . Psh: shqiptari ben beton shpejt e shpejt , të zapton shpejt e shpejt , të hakmerret shpejt, nuk të le të mbarosh mendimin por nderhyn shpejt, mer vendime aty për aty pa menduar, gjaknxehte për nje llaf goje etj. Pra duke parë në teresi psikologjine e shqiptarit mund të kuptosh kollaj arsyen e gafes së kryepolicit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh