Nxori video të nënës së 15-vjeçarit të dhunuar me armë/ Zeneli: Të dorëhiqet Ardi Veliu! Do kërkojmë interpelancë me Lleshajn

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Alban Zeneli ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veli pas publikimit të videos së nënës së 15-vjeçarit që u dhunua nga policia.

Zeneli, i cili ishte ai që e pyeti Veliun në Komisionin e Sigurisë lidhur me këtë ngjarje, tha se u zhgënjye nga përgjigja e kreut të policisë, duke thënë se do të kërkojë një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Zeneli theksoi se interpelanca do të jetë edhe për përdhunimin e 15-vjeçares nga roja dhe shokët e shkollës.

"Ne nuk kemi akoma një reflektim nga ai, apo një akti përgjegjësie në lidhje me reagimin e tij. Duke parë heshtjen totale të Lleshaj dhe të Ramës, që tregon edhe pajtimin e këtij skandali jam këtu për t'i kërkuar dorëheqjen nga posti Ardi Veliut. Ajo që ne kemi përballë është një drejtor policie që ka konsumuar minimalisht një akt të paprecedentë që nuk mund të ndodh nga një drejtues i policisë së lartë. E ballafaqova me një foto ku dëshmonte qartë dhunën policore ndaj një 15-vjeçari dhe u zhgënjeva nga reagimi i Ardi Veliut. Me atë video legjitimonte dhunën policisë, e thellonte skandalin dhe ishte  një veprim jo i duhur. Nëse ne në këto që s'marrin përgjegjësinë nuk është një vend demokratik. Do i kërkojmë interpelcanë me ministrin e Brendshëm, për këtë dhe përdhunimin e vajës 15-vjeçare. Kemi pasur një situatë kriminale jo në standardet që kërkojnë qytetarët. Rendi është në nivele minimale, sot ai nuk ka simpatinë dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptar, që është i nevojshëm për detyrën që ai bën", tha Zeneli në një dalje nga mediat nga Kryesia e Kuvendit.

VIDEO e publikuar nga Ardi Veliu

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon