Nxori shokun në pritën e ekzekutorëve, burg për bashkëpunëtorin e vrasjes së Eri Zefit (VIDEO)

Mikel (Gjovalin) Alia i është lënë në burg, nga Gjykata e Lezhës, për shkak se akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e shokut të tij të fëmijërisë, Eri Zefit 34-vjeçarit që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë të Mirditës me 2 tetor të këtij viti. Gjatë seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura, Alia nuk ka folur asnjë fjalë, por ka qenë avokati i tij i cili ka kërkuar që klienti i tij të hetohet në gjendje të lire me argumentin se nuk ka lidhje me vrasjen e Eri Zefit.

Ndërsa në lidhje me ngjarjen ai ka thënë se do të flasin gjatë fazës së hetimeve. Por duke ju referuar provave dhe fakteve të paraqitura nga prokurori i çështjes Erjon Shehaj, gjyqtari Artan Hajredinaj vendosi që mos ta ndryshoje masën e sigurisë të dhënë në mungese arrest me burg për Mikel (Gjovalin) Aline. Nga hetimet rezulton se personi në fjalë i cili ka qenë shok i ngushte me Eri Zefin ka luajtur në rol të rëndësishëm në ekzekutimin e 34-vjeçarit, pasi e ka nxjerrë në pritë tek hasmit për ta ekzekutuar.

Alia u vetëdorëzua në policinë e Lezhës mëngjesin e së hënës, pasi qëndroi disa ditë në arrati. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hasmëri, pasi vëllai i Eri Zefit, i quajtur Ndue Zefi, ka vrarë me armë zjarri fqinjin e tij Martin Ndrecën, në shkurt të këtij viti pas një konflikti për motive të dobëta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 13/11/2019 11:38

    Nuk ishte budall Enveri qe izoloi shqiptart..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale