'O Klevis, o hero gjithë Astiri ty të do'! Nga arrestimi, tek 'mbrojtja me trup'...dhe lënia në baltë e banorëve nga opozita

TIRANË- Një vit protesta rresht, rezistencë kundër shembjes së banesave të tyre! Bllokim rruge, djegie gomash, arrestime dhe ndalime, protestues me jelek portokalli...kështu mund të karakterizohej protesta e banorëve të Astririt.

Simbol i kësaj proteste ka qenë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Çdo pasdite, ish-deputeti u premtonte qytetarëve se nuk do të lejonte shembjen e banesave të tyre. Të gjendur përpara faktit se u ishte shuar çdo shpresë, banorët nisën të besonin tek premtimet e Balliut madje në sytë e tyre ai shihej si "shpëtimtar". "O klevis, o hero gjithë Astiri ty të do"! Jo pak herë është dëgjuar kjo frazë, kur ish-deputeti u arrestua për kundërshtim të forcave të policisë.

Dalëngalë, kjo protestë mori ngjyrime politike. PD-ja e dalë nga parlamenti dhe kur kishte humbur çdo formë të pushtetit, e ktheu protestën e banorëve të Astrit në kauzën e tyre. Në të gjitha protestat kombëtare që opozita e bashkuar zhvilloi, banorët e Astritit ishin aty, të udhëhequr nga Balliu. Ky i fundit zotohej se ai dhe partia e tij nuk do të lejojë shembjen e banesave, madje në një deklaratë të bërë në një emision televiziv ai tha "që banesat të shembet, duhet të kalohet mbi trupat e grupit parlamentar të PD-së".

"Jam gati që t'ua oganizojë unë takimin me Veliaj vetëm që t'u zgjidhin problemin këtyre qytetarëve. Aty ka fëmijë, është absurde, janë me qindra zonja. Hajde zgjidhuani problemin këtyre qytetarëve. Nuk i shemb dot ato shpia, nuk doi i shtypësh me fadroma banorët. Përpara se të shtypësh banorët, duhet të kalosh një herë mbi trupin e grupit parlamentar të PD-së që ditën që do i sjellë këto fadroma do i ketë rresht aty përpara, sepse i kemi thënë dhe do i përsërisim jemi në mbështetje të këtyre banorëve sepse janë aty për kauzë legjitime që e mbron dhe ligji dhe Kushtetuta dhe mbi Kushtetutën nuk do shkeli as Edi Rama dhe as Erion Veliaj. Për ta mbrojtur atë, ne do jemi në vijë të parë", tha më herët Balliu. 

Por si ishte situata sot? Banorët ishin të informuar IKMT do të niste shembjen e banesave rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të marte. Ata u organizuan në grupe, fjetën jashtë që sapo të dëgjonin lëvizjen më të vogël nga fadromat të mobilizoheshin dhe t'i ndalonin. Por përtej premtimeve, se grupi parlamentar i PD-së do të ishte në rresht të parë, sot në nisje të kësaj proteste mungonte edhe vetë Klevis Balliu, ai që u kishte premtuar se do e mbronte me trupin e tij këtë kauzë të këtyre banorëve. Ato ishin të vetëm në përballjen e tyre me policinë, ku ishin të organizuar me gurë, shkopin, madje edhe bomba molotov (detaj ky i parë në protestat kombëtare të opozitës). Pas 4 orësh, Balliu i bashkohet protestës, e ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha, pas 6 orësh zgjedh që të vizitojë të lënduarit në spital, atëherë kur gjithçka kishte mbaruar. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, të cilëve iu ra në sy mungesa e deputetëve të kësaj partie në nisje të këtij aksioni, Basha u mjaftua të thoshte se  "Opozita ka qenë dhe është në krah të qytetarëve të “Astirit”.

"Basha se kur PD të vijë në pushtet çdo cm katror i pronës së banorëve të Astirit do kompensohet me vlerën e tregut. Ndërkohë gjatë protestave të mëparshme, kreu i PD Lulzim basha ishte zotuar se nuk do të lejonte prishjen e asnjë shtëpie në zonën e Astirit. Asnjë nga përfaqësuesit e opozitës nuk ishin krah banorëve në zonën e Astirit kur ndërtesat nisën të shembeshin.  Përballë këtij qëndrimi, Basha u shpreh: "Opozita ka qenë dhe është në krah të qytetarëve të “Astirit”. Kemi ndjekur gjatë gjithë kohës, mbrëmë, që në orët e para të mëngjesit sot ndodhemi në krahun e tyre. Shumë prej anëtarëve të opozitës janë burgosur, shumë të tjerë janë dhunuar. Opozita është njësh me qytetarët", tha Basha.

Në aksionin e sotëm të IKMT-së u shembën 33 objekte, 15 një katëshe, 11 2 katëshe, 6 objekte 3 katëshe dhe 1 objekt katër katesh.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klevis Al Spiun El Balliu: 13/11/2019 09:57

    Cfar autogoli PD LSI me keta zorraxhinjt e Astirit.Me roveshat nga shalet autogol nuk ishte pare ndonjehere

    Përgjigju
  • Meta: 13/11/2019 09:46

    Balliu I ri,si Balliu plak.Sherr per shpqipt aret dhe Sqhiperine ne gjitha kohet e sistemet.Balliu Plak ishte dhe mbeti symbol I se keqes,ashtu edhe Balliu I ri,doli-biu bime sherri e se keqes shqiptare dhe Sqhiperise.Ja edhe ketu Balliu I ri I del "ne krah se mbrapeshtes" sepse ka marr mesimin nga Balliu plak per shemtine dhe te keqen,yrrnek e ka shemtine e se keqes shqiptare tash e sa dekada pas "renies se komunizmit"

    Përgjigju
  • Blenard: 13/11/2019 07:17

    O klevis o gomar je vetem nje stumullar

    Përgjigju
  • Luan: 13/11/2019 07:14

    Te gjith kan mar lek shtepi ju jane dhe ne po duan akoma ku ngopen ata me lek

    Përgjigju
  • Balliu babit: 13/11/2019 00:19

    Klevis balliu politikan te qash apo te qeshesh eshte pyetja

    Përgjigju
  • nishani: 13/11/2019 00:12

    Mjere banoret se cuni fariut po lanconte veten ne politike. atje ne terren te con baca e te shofi kush je... kush e rrujti per banoret

    Përgjigju
  • Fari Balli Spiuni: 12/11/2019 23:21

    O Klevis te keqen babai ti je e ardhme e ketij vendi Kryeministri i srdhshem te kan zili ndaj te sulmojne pena me kokrra sulmohet packa se ti je koqekandari

    Përgjigju
  • FATMIR KËLLUF NISH GOME ÇAFAJ: 12/11/2019 22:07

    Ore shikoni çunin e fari pall hund derrit me zë e me figur që me llafe bëhet Bajloz. Me vepra të ha mutin. Po ku ishte pd sot pse si ndihm9j banorët e Astirit apo loja vazhdon si gjithmon lyli vetëm mashtron. Mjer Shqiptarët me kriça si klevis veshgjat palla.

    Përgjigju
  • Raul: 12/11/2019 21:57

    Shpellareve të Unazës tani u ka mbetur të mbeshteten tek njeriu me i urryer e planetit, Klevis Kerrici i Faros fytyra me e urryer e planetit dhe kur të vijë në pushtet në vitin 2036 Kerrici i Faros do të dëmshpërbleje Lindita protoduarin larasken pa bisht që u shtir si e sëmurë në spitalin e Traumës sa mori vesh se aty do vinte Basha me 13 milionë euro.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të paraburgosurit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të paraburgosurit në burgun e Drenovës i gjendet celular