OBSH: 159 000 vdekje shtesë në Europë, më shumë meshkuj se femra

OBSH: 159 000 vdekje shtesë në Europë, më shumë meshkuj se femra

Zyra rajonale për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka njoftuar se nga fillimi i muajit mars, kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit në kontinent, janë regjistruar 159,000 vdekje shtesë.

Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën, ka thënë se 2 milionë persona në kontinentin e vjetër janë prekur nga koronavirusi prej regjistrimit të rastit të parë katër muaj më pare, duke theksuar se në krahasim me mesataren vjetore janë raportuar më shumë se 159,000 vdekje shtesë, të lidhura me pandeminë në 24 shtete evropiane.

Kluge ka thënë se në gjithë Evropën, 94 për qind e të gjitha vdekjeve kanë qenë të personave të moshës mbi 60-vjeçare, dhe se gati 6 nga 10 viktimat kanë qenë burra.

Pothuajse të gjithë - 97 për qind - të atyre që kanë vdekur, kanë pasur edhe sëmundje shtesë, sidomos ato të zemrës.

Pavarësisht pse OBSH-ja tani deklaron se rajoni i prekur më së keqi tani është kontinenti amerikan, numri i rasteve të prekura me koronavirus në Europë përbën 36 për qind të numrit të përgjithshëm të të infektuarve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë