Alarm i OBSH: Gjenerata e re po përshpejton përhapjen e Covid-19

Duket se e ashtuquajtura 'Gjenerata e re Covid' tashmë është një realitet.

Të rinjtë janë kthyer në kërcënim, teksa në rradhët e tyre është e vështirë të frenohet dëshira për kthim në normalitet.

Fakt është se majat e reja të infeksioneve që po regjistrohen në të gjithë Europën janë prej mosrespektimit të distancimit shoqëror midis të rinjve.

Paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetit, e cila ka raportuar se ka regjistruar një përqindje më të lartë të rasteve të koronavirusit në mesin e grupmoshave të reja e deri te 40 vjeçarët.

Drejtori rajonal i OBSH-së në Europë, Hans Kluge, tha se autoritetet duhet të komunikojnë me brezin e ri për domosdoshmërinë e masave të sigurisë dhe distancimit shoqëror dhe se "Ambasadorët e të rinjve", ata që mund të kenë më shumë ndikim, duhet të bindin popullsinë e re që të zbatojë kufizimet

Rritja e infeksioneve në mesin e të rinjve, të cilët kanë më pak prirje të respektojnë distancën sociale, vërehet në disa vende.

Në Suedi, e cila është kritikuar për mos vendosjen e bllokadës, por shihet një rënie të përgjithshme të rasteve te të moshuarit dhe e kundërta te grupmoshat midis 20 dhe 29 vjeç që po shkojnë kundër trendit teksa aktualisht ka më shumë të infektuar për 100,000 banorë.

Në Irlandë pothuajse 60% e infeksioneve po ndodhin tek njerëzit nën moshën 45 vjeç.

Në Francë, shtimi i numrit të të prekurve i detyrohet festave. Për Ministrin e Shëndetësisë Olivier Véran, është shumë herët të flitet për një valë të dytë, por tubimeve argëtuese duhen shmangur. Sipas mjekëve, sa më shumë testime bëhen aq më shumë gjenden numra në rritje të bartësve të pandërgjegjshëm të virusit.

Ndërkohë po rritet edhe shkalla e riprodhimit të Covid-19, një tregues ky se infeksioni vazhdon të qarkullojë.

Nëse numri është më i madh se 1, infeksioni fillon të rritet në mënyrë eksponenciale, nën 1 raste të reja duhet të ulet. Megjithatë, shifrat ndryshojnë jashtëzakonisht shumë nga zona në zonë. Vetëm tre nga rajonet kontinentale të Francës kanë një shkallë R më të vogël se 1.

Edhe në destinacionet e njohura turistike si Paris, Marsejë dhe Monte Carlo virusi po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm

Ndërsa në rajonin verior të Bretagna, vendpushimi bregdetar ka prezantuar masa të reja, të cilat megjithatë po dëmtojnë rëndë sektorin e turizmit.

Ndërkohë që turizmi në nivel global po përjeton vitin zero, një komunë e vogël në Itali po del nga anonimati.

Me 539 banorë dhe 40 minuta larg nga bregdeti, San Giovanni in Galdo, në provincën e  Campobasso, në Molise, dhuron pushime falas.

Oferta nis më 3 tetor dhe është një javore me akomodim gratis për 40 familje. 

Turistët nuk do të duhet të shqetësohen për asgjë, përveç për të zbuluar bukuritë e Molise, historinë, ushqimin dhe verën e saj të mrekullueshme.

Kthimi në jetë i fshatrave të vegjël në Itali dhe që janë të kërcënuar nga shpopullimi, është qëllimi i projektit pilot.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive