OBSH: Gati teste që diagnostikojë COVID-in për 15-30 minuta! Do kushtojë 5 dollarë

OBSH paralajmëron se do të shpërndajë një test i cili mund ta diagnostikojë koronavirusin brenda pak minutash dhe sipas tyre  do ta zgjerojë në mënyrë dramatike testimin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme

Testi prej 5 dollarësh mund ta transformojë gjurmimin e COVID-19  në vendet më pak të pasura, që kanë mungesa të punëtorëve të kujdesit shëndetësor dhe të laboratorëve.

Prodhuesit e ilaçeve, Abbott dhe SD Biosensor, kanë rënë dakord me fondacionin bamirës “Bill dhe MelindaGates” për të prodhuar 120 milionë teste, tha kreu i OBSH-së, TedrosAdhanomGhebreyesus.

“Testi i ri, mobil dhe i lehtë për t'u përdorur do të japë rezultate brenda 15-30 minutash, në vend të orëve ose ditëve”, tha Tedros.

Koha e gjatë midis bërjes së testit dhe marrjes së rezultatit i ka penguar përpjekjet e shumë vendeve për të mbajtur nën kontroll përhapjen e mëtejshme të virusit.

Marrëveshja midis prodhuesve të ilaçeve dhe fondacionit “Bill dhe MelindaGates” do të përfshijë 133 vende - shumë prej tyre në Amerikën Latine, e cila aktualisht është rajoni më i goditur nga pandemia për sa i përket fatalitetit dhe shkallës së infeksionit. Marrëveshja do të sigurojë 120 milionë teste gjatë gjashtë muajve të ardhshëm./Përgatiti Suada Mehmetaj

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asper: 29/09/2020 11:40

    Kjo pandemi qe as pandemi nuk esht ka mbaruar pa filluar, kshuqe ik o trap bashk me tamponet e tua

    Përgjigju
    • denis: 29/09/2020 16:47

      ishalla te kap dhe e sheh pastaj

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët