OBSH: Lufta me pandeminë Covid fitohet nëse jemi të bashkuar

OBSH: Lufta me pandeminë Covid fitohet nëse jemi të bashkuar

Mënyra e vetme për të luftuar koronavirusin është të "rrimë të bashkuar", - kështu u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, dy ditë pasi SHBA konfirmuan zyrtarisht largimin nga agjensia e OKB-së.

"E vetmja rrugë për të fituar është uniteti", - tha kreu i Organizatës duke theksuar se "virusi lulëzon kur jemi të ndarë, por vdes kur jemi të bashkuar".

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjithashtu se  "Kërcënimi më i madh tani nuk është virusi, por mungesa e miqësisë dhe solidaritetit në nivel global.  Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi me një botë të ndarë", përsëriti drejtori i përgjithshëm.

OBSH gjithashtu ka krijuar një komitet të pavarur për të vlerësuar përgjigjen ndaj pandemisë Covid.

Raporti i parë i komitetit, i cili do të kryesohet nga ish kryeministrja e Zelandës së Re Helen Clark do të paraqitet në një asamble të përgjithshme në muajin nëntor.

"Për vite me radhë, shumë prej nesh kanë paralajmëruar për rrezikun e një pandemie katastrofike që do të godasë kryesisht rrugët e frymëmarrjes, por bota nuk ishte e gatshme " – tha drejtori i OBSH-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë