OBSH paralajmëron 'rikthim vdekjeprurës' të COVID-19 nëse kufizimet lehtësohen më herët

OBSH paralajmëron 'rikthim vdekjeprurës' të COVID-19  nëse kufizimet lehtësohen më herët

Heqja e masave të bllokimit të koronavirusit shumë herët mund të shkaktojë një "rikthim vdekjeprurës" të virusit, ka paralajmëruar shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendet duhet të tregohen të kujdesshëm përsa i përket lehtësimit të kufizimeve, edhe pse disa luftojnë me ndikimin ekonomik. Duke folur në një konferencë virtuale për shtyp në Gjenevë, Dr Tedros tha se kishte "ngadalësim të përhapjes" së epidemive në disa vende evropiane.

Ai tha se OBSH po punonte me qeveritë për të formuar strategji për lehtësimin e kufizimeve, dhe se një gjë e tillë nuk duhet të bëhet shumë shpejt.

"Heqja e kufizimeve shumë shpejt mund të çojë në një rishfaqje të  virusit vdekjeprurës," tha ai.

"Ulja e numrit të të infektuarve mund të jetë po aq e rrezikshme sa edhe një numër i lartë i tyre nëse nuk menaxhohet siç duhet."

Vendet më të goditura nga COVID-19 në Evropë, si Spanja dhe Italia, janë të dy duke pushuar disa masa, ndërsa bllokimet e tyre vazhdojnë.

Kujtojmë se, ka arritur në 102,525 numri i të vdekurve nga koronavirusi deri tani, ndërsa afërsisht 1.7 milion raste të të infektuarve janë konfirmuar në të gjithë botën.

Si po lehtësohen kufijtë nga Spanja dhe Italia?

Qeveria në Spanjë po përgatitet të lejojë disa punëtorë jo të domosdoshëm, në sektorët e ndërtimit dhe prodhimit në fabrika të kthehen në punët e tyre të hënën.

Kjo pasi regjistroi numrin më të ulët të vdekjeve ditore në 17 ditë të premten, me 605 të vdekur, ndërsa 16,081 tëvdekur janë tregjistruar deri tani.

Sidoqoftë, qeveria u ka kërkuar njerëzve që të vazhdojnë të mbështesin rregullat e distancimit shoqëror gjatë fundjavës së gjatë të Pashkëve.

Ndërkaq në Itali, Kryeministri Giuseppe Conte zgjati bllokimin kombëtar deri në 3 maj, duke paralajmëruar se arritjet e bëra deri më tani nuk duhet të shkojnë dëm. Sidoqoftë, një pjesë e vogël e bizneseve që janë mbyllur që nga 12 marsi do të lejohen të rihapen të martën. Conte përmendi posaçërisht libraritë dhe dyqanet e veshjeve për fëmijë, por raportet e mediave sugjerojnë që edhe lavanderitë dhe shërbime të tjera gjithashtu mund të përfshihen tek lirimet. Në Itali, vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë janë lejuar të operojnë që nga fillimi i bllokimit. Numri i vdekjeve në këtë vend shkoj në 570 të premten, nga një shifër ditore prej 610 një ditë më parë, dhe numri i rasteve të reja gjithashtu u ngadalësua në 3,951 nga 4,204.

A po ngadalësohet përhapja e virusit?

Kreu i OBSH-së Dr Tedros përshëndeti ngadalësimin e dukshëm të përhapjes së infektimit në disa vende evropiane të premten. Zyrtarët amerikanë gjithashtu thonë se shpërthimi i koronavirusit mund të ketë filluar të nivelohet atje. Ndërkohë, Dr Tedros ka paralajmëruar se virusi tani po përhapet me shpejtësi në vendet e tjera. Ai theksoi Afrikën, ku tha se virusi kishte arritur në zona rurale.

"Tani ne po shohim një shumicë rastesh dhe përhapjen e tyre në më shumë se 16 vende në kontinent", tha ai. Ne parashikojmë vështirësi të mëdha për sistemet shëndetësore tashmë të mbingarkuara, veçanërisht në zonat rurale, të cilat normalisht kanë një mungesë burimesh krahasuar me ato në qytete."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodjana Qoku: 11/04/2020 14:00

    Nuk jam aspak dakort me lehtesimin e masava te marra per covid 19.Madje jam shume dakort te kete masa edhe me shternguse pasi ne lagjen time ka levizje ne cdo orar e pa arsye..spo flas per ata qe jane ne pune per ata qe dalin per te shty diten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet