OBSH paralajmëron: Pandemia do të zgjasë edhe gjatë vitit 2022

OBSH paralajmëron: Pandemia do të zgjasë edhe gjatë vitit 2022

Pandemia e COVID “do të vazhdojë për një vit më shumë se sa duhet”, sepse vendet më të varfra nuk po marrin vaksinat që u nevojiten, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Udhëheqës i lartë në OBSH, Bruce Aylward tha se kjo do të thoshte që kriza e COVID " duket se do të zgjasë deri në 2022. Kjo pandemi do të vazhdojë për një vit më shumë sesa duhet ".

Më pak se 5% e popullsisë së Afrikës janë vaksinuar, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera. Aylward u bëri thirrje vendeve të pasura që të heqin dorë nga radhë për vaksinat në vendet e tyre në, në mënyrë që kompanitë farmaceutike të mund t'u japin përparësi vendeve të varfra.

Shumica dërrmuese e vaksinave kundër COVID janë dhënë në vendet me të ardhura të larta ose me të ardhura mesatare të larta. Afrika përbën vetëm 2.6% të dozave të administruara globalisht.

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve