17 viktima nga koronavirusi/ OBSH-BE promovojnë Italinë: S'është vatër epidemie, Di Maio: Mediat e huaja të mos spekulojnë. Në Lombardi rreth 50 të shëruar

OBSH ka promovuar Italinë dhe është shprehur se "Autoritetet po zbatojnë masa në përputhje me strategjinë globale për infeksionin e koronavirusit. Ajo ka bërë thirrje gjithashtu për të frenuar panikun dhe lajmet e rreme.

"Nuk ka nevojë për panik. Autoritetet italiane po zbatojnë masa që janë në përputhje me strategjinë globale të kontrollit. Për ta bërë këtë, qeveria duhej të merrte masa të vendosura, të forta dhe të sakta,"-tha Hans Kluge, drejtori i OBSH për Europën.

Edhe Komisionerja e Shëndetësisë e BE, Stella Kyriakides, nuk i ka kursyer vlerësimet teksa falenderoi Ministrin e Shëndetësisë, Mbrojtjen Civile dhe gjithë operatorët për masat e vendosura shumë shpejt, për të zvogëluar kërcënimin e virusit".

Fjalë vlerësuese shprehu ajo edhe për kryeministrin Conte i cili sot në Napoli do të diskutojë temën e koronavirusit edhe me Presidentin Francez Emmanuel Macron.

Diskriminimi i italianëve në Europë dhe kufizimet e tyre jashtë vendit "nuk janë situata të pranueshme", - tha Conte.

Në të njëjtën linjë është edhe Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio. Ai tha se "Të gjithë pacientët e spitali Spallanzani në Romë janë shëruar, se e vërteta është e rëndësishme e duhet thënë dhe se Italia është një vend i besueshëm". Objektivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme - tha Di Maio, është të luftojmë lajmet e rreme "që mund të ndikojnë në vendimet e autoriteteve shëndetësore të partnerëve tanë në lidhje me programet e udhëtimit dhe punës së qytetarëve të tyre.

Italia ndërkohë po përpiqet të ngrejë kokën me risi në frontin e betejës. Walter Ricciardi, i emërua nga Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza "këshilltar për koordinim me institucionet shëndetësore ndërkombëtare tha se testi i tamponit do të kryet vetëm te personat me simptoma të qarta, që kanë patur kontakte me të infektuarit dhe që vijnë nga zonat e rrezikut pasi testet në masë kanë rezultuar në 95% të rasteve negative për të mos përmendur rastet pozitive false, duke shtuar se menaxhimi i fragmentuar, mbi baza rajonale, i sistemit shëndetësor mund të ketë efekte vdekjeprurëse.

Franco Locatelli, drejtori i institutit të shëndetësisë në Itali shpjegoi se numri i madh i testeve të kryera shërbeu deri tani për të kuptuar se si qarkullon virusi dhe se janë kryer deri tani 10,000 teste përkundrejt 1000 në Gjermani dhe 500 në Francë.

Infeksionet në itali kanë shkuar në 650, numri i viktimave 17, kurse të shëruarit rreth 50.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:30
Koronavirusi në Milano, ‘Duomo’ hapet për turistët, vetëm rezervime online

‘Duomo’, katedralja metropolitane e Milanit, e mbyllur që nga dita e djelë për shkak të epidemisë së koronavirusit, nga nesër do hap dyert për turistët.

Vendimi i komunikuar sot nga këshilltari për Mirëqenie i Lombardisë, Giulio Gallera para sheh vetëm prenotime online dhe bileta në sportele.

"Italia nuk është vatër e shpërthimit të epidemisë, virusi po qarkullon në të gjithë botën". Kjo është ajo që u tha nga Walter Ricciardi, konsulent në Ministrinë e Shëndetësisë. "Ne nuk mund ta imagjinojmë se çfarë do mund të ndodhte në vendet e tjera që mund të kenë situatën e Italisë në të ardhmen- tha ai - Dy javët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për të kuptuar evolucionin e situatës".

Në konferencën për shtyp për mediat e huaja, Ministri i Punëve të Jashtme Luigi Di Maio tha se "Askush nuk dëshiron të minimizojë situatën por në 7104 bashki, përfshihen vetëm mbi 10 me problem infeksioni.  "Kriza në Itali është shumë e kufizuar - theksoi ai - "Italia ka bërë 10 mijë tampona, ne jemi një nga vendet që ka bërë më shumë kontrolle".

"Unë u them mediave në të gjithë botën që të pasqyrojnë buletinet zyrtare të mbrojtjes civile Italiane, përndryshe flukset turistike dhe markat italiane do të dëmtohen", përfundoi Ministri i Jashtëm.

Sipas buletinit zyrtar të Mbrojtjes Civile, deri tani në Itali janë konstatuar 650 raste të infektuar me koronavirus dhe rreth 50 të shëruar kurse numri i viktimave është 17.

Ora 16:27
INFODEMIA e koronavirusit/ Nuk është e vërtetë që duhet të rruash mjekrën për të shmangur infeksionin

A ndihmon rruajtja e mjekrës për të shmangur infektimin nga koronavirusi?

Leximi i nxituar që ka shoqëruar në orët e fundit një infografikë të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kushtuar sigurisë në punë, e hedhur në qarkullim në vitin 2017 dhe e freskuar këto ditë për thjeshtimin e rregullave për përdorimin korrekt të maskave (maska ​​kirurgjikale dhe respiratorët N15) si pajisje mjekësore të cilat muajt e fundit janë përdorur në një shkallë të madhe pikërisht për shkak të epidemisë Covid-19 ka përhapur në mediat sociale në mënyrë mashtruese, ‘këshillën’ se mjekra duhet rruajtur për tu mbrojtur nga infeksioni i virusit kinez.

Në infografikë të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paraqiten 36 lloje të rruajtjes së mjekrës, 18 prej të cilave nuk rekomandohen sepse mund ta bëjnë funksionimin e maskës jo eficente. Por kjo nuk do të thotë, sidoqoftë, se prerja e mjekrës dhe mustaqeve ndihmon për të shmangur infeksionin e virusit.

Fake News u përhap aq shumë, mbase kryesisht në mënyrë të pavullnetshme, saqë ka tërhequr edhe vëmendjes së OBSH e cila e hodhi poshtë lajmin teksa edhe foli për Infodeminë që po përhapet bashkë me epideminë.

Ora 16:25
Operatori sanitar: Ofroj 10 ditë apartamentin pa qira, ejani dhe shikoni Milanon pa paragjykime.

Në mëngjesin e pestë të Milanos, “qytet i mbyllur", operatori sanitar, Giuseppe Alessio Zingali vendosi të bëjë diçka konkrete për të ‘rihapur’ qytetin ‘e mbyllur’ të Milanos

Përmes një njoftimi në Facebook, Zingali shkruan: “Ftesë! Jap apartamentin tim falas për dhjetë ditët e ardhshme dhe kryesisht është në dispozicion të çdo gazetari të huaj mundësisht me kusht që ai të shkruaj realisht për Milanon, pa panik, pa sensacionizëm, pa paragjykime, në emër të informacionit të saktë ”.

Giuseppe Alessio Zingali thotë se “Edhe pse nuk jam ekspert, unë kam nocione universitare të farmakologjisë dhe shoh histerinë kolektive ndaj qytetit tim. Unë nuk kam asnjë arsye të interesit personal, por tronditem kur shoh njerëz inteligjentë dhe të kulturuar që nuk arsyetojnë me racionalitet”.

Ora 15:54
Jo vetëm në Itali. Pa limite shpejtësie koronavirusi ‘vrapon’ në Europë, të tjera raste në Greqi

Greqia ka konfirmuar 3 raste të infektuar nga koronavirusi. Dy prej tyre janë në Selanik dhe një në Athinë.

Në një konferencë për shtyp autoritetet kanë deklaruar se Greqia ka regjistruar tre raste me koronavirus. Bëhet fjalë për djalin e 38 vjeçares nga Selaniku që u konstatua ditën e djeshme e infektuar dhe një tjetër grua 40 vjeçe në Athinë.

Ndërkohë organet e shëndetësisë kanë filluar zbatimin e masave që parashikohen në këto raste, 14 ditë karantinë për dy gratë dhe adoleshentin si dhe ka nisur dezinfektimi i shkollës tetëvjeçare ku mësonte fëmija i infektuar, ndërsa rreth 300 nxënës po kryejnë analizat.

Gjithashtu në Selanik po dezinfektohen edhe ambientet e bashkisë së qytetit pasi 38 vjeçarja, rasti i parë në Greqi me covid19, ka vizituar këshillin bashkiak gjatë një mbledhje në fillim të javës.

Në kuadrin e masave mbrojtëse autoritetet kanë vendosur anulimin e festimeve të karnavaleve në gjithë Greqinë.

 

Ora 13:24
Lombardi/Itali, rreth 50 të shëruar nga infeksioni, Instituti ‘Spallanzani’ në Romë: Do komunikohen vetëm rastet klinikisht të konfirmuara

Lajmi i mirë sot në Itali mbërriti nga Rajoni i Lombardisë ku u deklaruan rreth 50 të shëruar nga infeksioni

Drejtori i Institutit shkencor ‘Spallanzani’ në Romë, Giuseppe Ippolito tha se po bëhen përpjekje për të komunikuar vetëm rastet klinikisht të konfirmuar të infektuar me koronavirus dhe viktimat e mundshme, siç ndodh edhe në vendet e tjera të botës.

"Në krahasim me gripin e zakonshëm, koronavirusi mbase ka një transmetim më efektiv, ose të paktën njëlloj si gripi, dhe për momentin  vdekshmëria është pak më e lartë", shpjegoi Ippolito, i cili megjithatë kujtoi se "kjo është një sëmundje që ka vetëm një pjesë të vogël të rasteve me probleme serioze për jetën".

Ministri italian i shëndetësisë tha se dy kinezët, të parët e konstatuar të infektuar në Itali, kur u shtruan në spital  nuk kishin kushte optimale të shëndetit, por fakti që ata u shëruan tregon se Italia është më e fortë se koronavirusi i ri".

Ora 13:21
Kina i trembet rikthimit të ritmit të lartë të infeksionit, në karantinë ata që vijnë nga vendet me koronavirus

Tani është rasti i Kinës të karantinojë ata që vijnë nga vendet e prekura nga epidemia e koronavirusit por ende në vend ekziston frika se infeksionet mund të rikthehen.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, numri i infeksioneve jashtë kufijve kinezë tani ka tejkaluar atë të epiqendrës së epidemisë.

Mbi 80 mijë raste janë të diagnostikuar në pesë kontinente, me mbi 2800 vdekje.

Në Europë Italia 528, 17 në Francë, 21 në Gjermani ku Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka deklaruar se vendi po përballet me epidemi.

Në nivel global, pas Kinës renditet Korea  e Jugut me gati 1560 të infektuar kurse në iran janë regjistruar të infektuar 245 të infektuar.

Ora 13:18
Gazetarja shqiptare në Itali: Po i kthehemi jetës normale...më shumë kontrolle në Rinas se në Malpensa (VIDEO)

Italia duket se po i rikthehet pak e nga pak jetës normale, edhe pse paniku dhe frika nga koronavirusi ekziston. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Irena Tancica, gazetare e "Video Piacenza News" tregon se italianët kanë nisur të dalin nga shtëpitë e tyre. Ajo ka evidentuar se në aeroportin e Rinasit i kanë bërë më shumë kontrolle, më shumë se në Itali.

"Një ditë normale nuk është, deri dje ka qenë anormale, Sot kanë filluar lëvizjet, gjendja po fillon të stabilizohet. Isha në Shqipëri dhe erdha pastaj në Itali, më bën shumë kontrolle. Në Itali nuk kishte aq kontrolle sa në Shqipëri. Janë të gjitha aktivitete e mbyllura, kjo është më tepër për të mbrojtur për të ardhmen, jo se jemi aktualisht në rrezik. Paniku shfaqet edhe në raste të tjera. Na thonë të mbajmë maska dhe të lajmë duart shpesh, por më tepër ato që janë të sëmurë. Sot e ndjejmë veten më mirë", tha ajo.

1582806958_piacenza.jpg

Ora 11:29
Luigi Di Maio: Italia nuk është vatër e shpërthimit të epidemisë, virusi po qarkullon në të gjithë botën

"Italia nuk është vatër e shpërthimit të epidemisë, virusi po qarkullon në të gjithë botën". Kjo është ajo që u tha nga Walter Ricciardi, konsulent në Ministrinë e Shëndetësisë. "Ne nuk mund ta imagjinojmë se çfarë do mund të ndodhte në vendet e tjera që mund të kenë situatën e Italisë në të ardhmen- tha ai - Dy javët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për të kuptuar evolucionin e situatës".

Në konferencën për shtyp për mediat e huaja, Ministri i Punëve të Jashtme Luigi Di Maio tha se "Askush nuk dëshiron të minimizojë situatën por në 7104 bashki, përfshihen vetëm mbi 10 me problem infeksioni.  "Kriza në Itali është shumë e kufizuar - theksoi ai - "Italia ka bërë 10 mijë tampona, ne jemi një nga vendet që ka bërë më shumë kontrolle".

"Unë u them mediave në të gjithë botën që të pasqyrojnë buletinet zyrtare të mbrojtjes civile Italiane, përndryshe flukset turistike dhe markat italiane do të dëmtohen", përfundoi Ministri i Jashtëm.

Ora 09:21
Kryebashkiaku Sala: Të rihapim Milanon, infektohet koristi i 'La Scala', spitali i Romës trajton me sukses infeksionet me antiviralin e Ebola-s

Mes dhjetra të infektuarve në kryeqendrën e veriut është dhe një korist i ‘La Scala’ i testuar pozitivisht për koronavirus dhe teatri milanez ka bllokuar aktivitetin deri më 2 mars.

Por ajo që i tremb autoritetet është koha e infektimit, 13 shkurt, më shumë se një javë përpara shpërthimit të epidemisë në Lombardi dhe ekziston frika se ai mund të ketë infektuar disa dhjetra të tjerë. Lajmi vjen disa orë pas apelit të kryebashkiakut të Milanos Sala drejtuar kryeministrit Conte për çlirimin e metropolit nga masat shtënguese pasi sipas tij nëse "bllokimi i plotë" nuk ndalet, Milano do humbasë identitetin e saj.

Koronavirusi ka infektuar sot edhe 8 fëmijë të tjerë por që janë në gjendje të qëndrueshme në karantinë në kushtet e shtëpisë. Dje në mbrëmje u shpërnda edhe lajmi i mirë i një fëmije të lindur i shëndetshëm nga një nënë e infektuar nga koronavirusi. Mjekët e spitalit i vendosën atij emrin Fortunato duke parë kohën dhe kushtet e vështira të ditës së ardhjes në jetë.

Mjekët thonë se fëmijët nuk janë imunë ndaj infeksionit, por të dhënat në dispozicion tregojnë se rrjedha e sëmundjes te ata duket se është mjaft e butë.

Roma ka rritur besimin mes mjekëve teksa ka shëruar tre të infektuar, një çift kinez dhe një italian ish pasagjerë në tragetin e karantinuar në Japoni, përmes trajtimit të tyre me një ilaç eksperimental të aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetit në udhëzimet për terapitë që duhen përdorur te pacientët me Covid-19. Bëhet fjalë për remdesivir, një antiviral i prodhuar kundër virusit Ebola.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite