OBSH, udhëzime të reja për maskat: Të mbahen në vendet publike nga të gjithë

OBSH, udhëzime të reja për maskat: Të mbahen në vendet publike nga të gjithë

Maska duhet të mbahen në vendet publike dhe jo më vetëm nga punonjësit e shëndetit dhe pacientët Covid-19.

Kjo është deklaruar nga Organizata Botërore e Shëndetit e cila lëshoi ​​udhëzime të reja për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse që kanë qenë në përdorim për muaj të tërë gjatë emergjencës nga pandemia e koronavirusit.

OBSH pati thënë në të kaluarën se nuk ka mjaftueshëm të dhëna për të mbështetur përdorimin e maskave nga njerëzit e shëndetshëm në ambiente publike dhe se vetëm ata që janë të sëmurë duhet të pajisjen me to.

Tani, në dritën e provave të reja për transmetimin e infeksionit, organizata duket se ka bërë hapa pas.

"Në dritën e situatës aktuale, OBSH rekomandon qeveritë të inkurajojnë përdorimin e maskave, ku ekziston mundësia e një përhapje te gjerë te virusit dhe distanca fizike është e vështirë për tu mbajtur, siç është transporti publik, dyqanet ose mjediset e tjera të mbushura me njerëz ”, tha drejtori o Organizatës.

Në veçanti, ftesa u drejtohet gjithashtu profesionistëve të shëndetit si dhe atyre mbi 60 vjeç dhe ata me patologji të mëparshme, të cilët këshillohen të veshin një maskë mjekësore në situata kur distanca sociale nuk mund të mbahet.

Të gjithë të tjerët, pavarësisht moshës, "duhet të veshin maska ​​prej pëlhure me tre shtresa”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dumani hedh poshtë akuzat e Ilir Metës: Nuk e kam takuar kurrë McGonigal

Dumani hedh poshtë akuzat e Ilir Metës: Nuk e kam takuar kurrë McGonigal