OFL drejt 'shkrirjes', Lleshaj 'ndërron' mendje: Do të kërkojmë shtyrje të afatit të vlefshmërisë së ligjit

OFL drejt 'shkrirjes', Lleshaj 'ndërron' mendje: Do të kërkojmë shtyrje të afatit të vlefshmërisë së ligjit

Sander Lleshaj

Afati i përfundimit të "misionit" të OFL si duket nuk do të jetë 1 janari, siç është lajmërur më herët, pasi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se ligji do të amendohet.

Lleshaj u shpreh në emisionin “Përballë” se afati i vlefshmërisë së ligjit do të shtyhet, në mënyrë që procedurat të cilat tashmë janë pranë gjykatës të mund të mbyllen.

"Praktika e këtyre muajve dhe ngarkesa e madhe që solli pandemia ka ndryshuar disa nga supozimet bazë dhe do të na duhet ndoshta që të mendojmë një amendim të ligjit. Do të kërkohet një shtyrje e afatit të vlefshmërisë së ligjit, që të paktën procedurat që tashmë janë pranë gjykatës të mund të mbyllen. Do të lihet pak kohë, do të kushtëzohen me mbylljen e çdo procesi të nisur", ka thënë Lleshaj.

Prej shkurtit 2020 deri tani ende asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar me konfiskim të pasurisë për llogari të shtetit. Janë gjithsej 192 kërkesa që ka trajtuar SPAK, nga të cilat ka kërkuar 49 konfiskime por janë ende në proces. Ndoshta me shtyrjen e afatit përtej janarit do të kemi një rezultat të ri ose ky "aksion" i ndërmrrë me shumë bujë thjesht do të përfundojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oooo lesh: 25/11/2020 10:18

    Ooo Llesh shiko mor doganat fut mor krimin Ekonomik se po te shqyhet kakavija dhe kapshtica.. ooooo Rama o bastardh pse po e degjeneron doganen apo do leshosh pushtetin?

    Përgjigju
  • Kush te ka vene: 25/11/2020 10:02

    Dmth minister me apatik e me skufio per ate vend nuk ka pasur deri me sot vendi filloj me tamtame e me qindra bij nenash ne veshur e armatosur e me video e kamera 3d e ne fund politika e nxori jashte loje gjithe ate aksion, eshte kthyher ofl ne magazine mbledhje letrash e pas nje viti asnje rezultat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium