OFL 'piketon' 2 trafikantë droge! Shqiptari me 10 emra dënuar në Spanjë, 920 mijë € pronë në Gjirin e Lalzit! Në sitë edhe vëllai i Lazes së Elbasanit

TIRANË - Operacioni "Forca e Ligjit" u ka dërguar me shkrim kërkesën për të deklaruar pasurinë, dy personave të dënuar për trafik të lëndëve narkotike. 

Ata janë, Kreshnik Budlla nga Durrësi i cili asktualisht ndodhet i dënuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike dhe Fation Laze, banues në Elbasan, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Brenda 48 orësh, si subjekt i Ligjit Special Anti-KÇK, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme që ka 15 ditë kohë për të vendosur nëse kërkesën për sekuestro pasurish do e çojë për konfirmim në gjykatë, apo nëse do të kthejë pas OFL-në.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:12
Fatjon Laze, vëllai i presidentit të klubit 'Elbasani', u kap në flagrancë duke dorëzuar 1 kg heroinë në Lushnje

Fation Laze është vënë në sitën e OFL-së dhe ka vetëm 48 orë kohë për të bërë vetëdeklarim të pasurive të tij e për t'ia dorëzuar me shkrim Operacionit Forca e Ligjit.

Fation Laze nga Elbasani, i dënuar për trafik droge, është vëllai i presidentit të klubit të futbollit "Elbasani", Arben Laze.

Fation Laze u arrestua në dhjetor të vitit 2008, në një aksion ku në pranga ra edhe vëllai i tij Arben Laze, i dyshuar në atë kohë si kreu i rrjetit të trafikut të drogës, por që nga hetimet më tej, përgjegjësia u përqendrua tek vëllai i tij Fajtoni. Ata akuzoheshin për trafik të heroinës. Fatjon Laze u zbulua nga një pako me 1 kg heroinë që ia nisi një bashkëpunëtorit të tij në Lushnje. Nga përgjimet, prokuroria i kapi në flagrancë në momentin e dorëzimit të pakos. Por në atë kohë, Prokuroria për Krime të Rënda tha se dyshohet që pas një trafiku më të gjerë droge mes Maqedonisë-Shqipërisë- Greqisë e Italisë, të fshihej Arben Laze dhe jo vëllai i tij. E mbi këto dyshime bëri arrestimin e presidentit të klubit "Elbasani" teksa kthehej nga Maqedonia. Por një vit më pas Arben Laze fitoi pafajësinë.

1582636413_arbenlaze.jpg

Ora 13:39
Në burg në Spanjë për kokainë e vjedhje, kush është shqiptari me 10 emra, në Shqipëri pronë 920 mijë € në Gjirin e Lalzit

Kreshnik Budlla që sot Operacioni "Forca e Ligjit" i la 48 orë kohë për të vetëdeklaruar pasurinë, është një emër i njohur në botën e krimit, i cili ka përdorur 10 emra për t'i shpëtuar drejtësisë, teksa njihet më shumë edhe si Kreshnik Farruku. Në maj të 2019-ës ai është arrestuar në Spanjë, së bashku me vëllanë e tij dhe një tjetër anëtar të fisit.

Budlla u prangos në një hotel në Madrid pas disa muajsh hetime dhe ndjekje nga policia, pasi kërkohej në Spanjë dhe Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave, ndërsa është hetuar edhe për një vrasje po në Spanjë. Sipas medieve spanjolle Kreshnik Budlla dyshohej për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.

Në maj 2010, Farruku u arrestua së bashku me shtatë anëtarë të tjerë të bandës në Barcelonë me 20 kg kokainë që po përpiqej ta trafikonte në Itali me makinë. Pas prangosjes së tij, ishte vëllai më i vogël, Erniu, që mori udhëheqjen e grupit, por u arrestua dy vjet më vonë në vitin 2012. Në vitin 2014, Kreshnik Farruku u arratis nga burgu ndërkohë që vijoi që të merrej me trafikun e drogës, derisa u arrestua në vitin 2019.

Në vitin 2015 Kreshnik Farrukut iu bë një atentat në Shqipëri. Ai ishte në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla, dhe të dy shokëve, kur është qëlluar me armë në zonën e “Don Boskos”, ndërsa u plagos një kalimtare. Pista asokohe lidhej me prishjen e pazareve të drogës në Itali, Spanjë dhe Holandë.

Ndërkohë që në vitin 2012 Gjykata e Durrësit vendosi sekuestro preventive për pasuri të cilat arrijnë shifrën totale rreth 1 milion euro në pronësi të tij. Sipas Prokurorisë këto pasuri dyshohej se ishin krijuar nga aktivitetet e paligjshme të tij dhe përdoreshin nga dy familjarët e tij, Reshit Farruku (babai) dhe Roland Farruku (vëllai të cilit iu bë një atentat në 2014 në Manëz), banues në Shijak të Durrësit. Nga hetimet rezultoi se Reshit dhe Roland Farruku kishin blerë një pronë me vlerë 920.000 euro në zonën e Gjirit të Lalzit, si edhe kishin një llogari bankare në shumën 6.271.000 lekë që u sekuestruan.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 25/02/2020 16:05

    Mire mo mire po pse nuk verifikoni te gjithe vilat ne gjirin e Lalezit apo I kane politikanet dhe nuk ua mban ,keshtu beheni te pa besushem per popullin ,pse SPAKU u krijua vetem per popullin e thjeshte Turp

    Përgjigju
  • Babale: 25/02/2020 14:20

    Po me Gonin cdo benet apo e kini hequr na lista e OFL ? Do gjeni nje m... te madh se para se te hikte i ka tjetersuar te gjitha pronat ne emra fallco. Vetem Fatmiri i ka ne emer te tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD