I pari që sfidon OFL-në/ Babai i Ibrahim Licit: Djali im s'ka pse të deklarojë pasurinë, s'është subjekt i ligjit

I pari që sfidon OFL-në/ Babai i Ibrahim Licit: Djali im s'ka pse të deklarojë pasurinë, s'është subjekt i ligjit

Mustafa dhe Ibrahim Lici

TIRANË- Në emër të djalit të tij në kërkim nga policia, babai i Ibrahim Licit, Mustafai refuzon t'i përgjigjet Operacionit Forca e Ligjit që këtë të mërkurë i dërgoi formularin e vetëdeklarimit të pasurisë. Ky rast shënon edhe refuzimin e parë të një kërkesë të OFL. Sipas Mustafa Licit, djali i tij, Ibrahim Lici nuk është subjekt i OFL-së, me argumentin se ai nuk është person në hetim.

"Unë Mustafa Lici, ju kthej përgjigje në emër të djalit tim, Ibrahim lici. Refuzon të ju përgjigjet pasi Ibrahim Lici nuk është subjekt u këtij ligji. I pa dënuar nga asnjë Gjykatë vendase ose e huaj. Nuk ka asnjë masë sigurie nga ndonjë gjyqtar për ndonjë vepër penale, aktualisht as e huaj as vendase. Nuk është person nën hetim nga Prokuroria për asnjë vepër apo çështje penale", shkruhet në dokument. 

Kjo letër e babait vjen si përgjigje vetëm për njërin nga djemtë, Ibrahimit Licin dhe jo Muhamedin, të cilëve iu dërgua sot formulari i OFL-së. Kjo pasi Ibrahim Lici nuk është person në hetim. Ai është thirrur vetëm në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen. Pra është vetëm në kërkim policor, përgjigjja që prokuroria i ka dhënë avokatit Sajmir Visha, që Report tv e disponon, tregon se nuk është person në hetim për vrasjen e vëllezërve Bilali, Astrit dhe Brahim.

Ndërsa Muhamed Lici, është dënuar me burg në mars të 2017 me 13 vite burg,  pasi akuzohej se drejtonte një grup që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër dhe është subjekt i ligjit. 

Letra dërguar OFL-së nga babai

Mustafa Lici është kryetar i Partisë Mendimi i Djathtë liberal dhe vëllai i Fatbardh Licit, 53-vjeçari që u vra më 10 gusht 2018, në orën 7:30 te mëngjesit në lagjen Kiras, aty ku banonte.

Mustafa Lici me rreth të kuq në krah të liderit të PD, Basha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:09
Rasti i parë i refuzon të deklarojë pasurinë në Shkodër/ Çfarë ndodh kur nuk i kthehet përgjigje OFL-së

Pavarësisht mungesës së përgjigjes së Ibrahim Licit për të justifikuar pasurinë, OFL-ja pritet t’ia referojë rastin drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili sipas ligjit i kërkon prokurorit marrjen e masës së sekuestros. Në mungesë të deklaratës së pasurisë së Licit, policia i referon prokurorit kërkesën që i ka çuar Licit për deklarimin dhe justifikimin e pasurisë, bashkë me provat e tjera të mbledhur për pasuritë e dyshuara si të të paligjshme. Pra, nëse një subjekt i dyshuar refuzon të deklarojë pasurinë, kjo lëvizje nuk e pengon OFL-në që ë vijojë procedurat e parashikuara në aktin normativ të qeverisë për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së dyshimtë. Personat që janë subjekte të aktit normativ kanë afat 48 orë për deklarimin dhe sqarimin burimit të pasurive, nga momenti që OFL u dërgon njoftimin. Me kalimin e këtij afati, kur subjekti nuk përgjigjet, OFL-ja vijon procedurat për bllokimin e pasurisë. 
 

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë