OFL godet sërish Lul Berishën, pas BMW-së së blinduar i sekuestron 1.2 mln litra naftë: Iu hoq licenca, por vijoi punën në port me kërcënime

TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit sekuestroi mbrëmjen e djeshme 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në Durrës në pronësi të Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit. "Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL sekuestroi 1,2 milion litra naftë  dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit".

Sipas OFL-së, ky subjekt "Rajan 2007" në pronësi të tyre, pavarësisht se i ishte hequr licenca më datë 13.02.2019, 9 ditë pasi ish-anëtarit të bandës së Durrësit iu dërgua kërkesa për justifikimin e pasurisë, vijoi punën normalisht për furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit në porte në mënyrë të paligjshme duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit. 

OFL-ja thekson se pasi e ndoqi fillin e këtij organizimi kriminal, mbrëmjen e djeshme kreu operacionin e sekuestros dhe po vijon, në bashkëpunim me strukturat e specializuara të hetimit financiar hetimin intensiv për zbulimin dhe dokumentimin e gjithë veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe lidhjen me persona të tjerë publikë e privatë. Por pavarësisht se OFL-ja deklaron se ky subjekt vijonte punën duke bërë shantazh, masë ka marrë vetëm duke sekuestrura naftën dhe jo për pronarët e subjekteve. Materiali i ka kaluar nga OFL-ja SPAK-ut, por mësohet se kjo prokurori sot, ia ka kaluar për hetime të mëtejshme këtë çështje prokurorisë së Durrësit.

"OFL do informojë publikun në vijimësi për ecurinë e këtij operacioni të rëndësishëm, i cili tregon edhe njëherë se pasuritë kriminale nuk do të mbijetojnë në duart e subjekteve të Ligjit Special apo familjarëve e rrethit të bashkëpunëtorëve të tyre" mbyllet deklarata e OFL-së, që thekson se përgjatë dy muajve të fundit, pavarësisht pandemisë nuk e ka ndërprerë punën asnjë ditë. Në datë 4 shkurt Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi kërkesën me formularin për justifikimin e pasurisë Lul Berishës.

OFL-ja i sekuestroi Lul Berishës makinën e blinduar tip BMW. Në datën 3 mars 2020, gjykata e Gjykatës së Posaçme për Krime të Rënda, vendosi të verë nën sekuestro vetëm automjetin e blinduar të Berishës. Por Lul Berisha e apeloi vendimin dhe tashmë dosja është në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Për Lulzim Berishën, struktura e OFL-së thotë se në 2016 u dënua me burgim përjetë për disa vepra penale, grup të strukturuar, trafik droge dhe pastrim parash, por në 2016 Apeli i Durrësit e liroi me kusht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:35
Zbulohet emri i bashkëpronares së që iu sekuestrua nafta, ish-burri dëshmitar në gjyqin e Lul Berishës

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno raporton se bashkëpronari i subjektit me Lulzim Berishën që iu sekuestrua nafta është Enkelejda Shoshi. Ndërkohë që emri i Frederik Shoshit, ish-bashkëshortit të aksioneres Enkelejda, konstatohet tek lista e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së naftës që iu hoq licenca. Frederik Shoshi dikur ka qenë një ish-dëshmitar i prokurorisë në procesin penal kundër Lul Berishës dhe personave të tjerë dhe i dënuar nga gjykata e Durrësit për kontrabandë me mallra, aktualisht menaxhon një restorant në Durrës.

(Kliko ketu per te lexuar ekstraktin e firmes)

Ora 14:26
Report Tv publikon dokumentin e heqjes së licencës së firmës së Lul Berishës

Dokumenti i heqjes se licences

Report Tv publikon dokumentin ku me kërkesë të policisë së shtetit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në datë 13 shkurt 2020 i hoqi licencën e furnizimit të anijeve të peshkimit në portin e Durrësit, Lulzim Berishës, por pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar punën përmes kërcënimeve thotë, OFL-ja, që i sekuestroi naftën. Vendimi është marrë 9 ditë, pasi OFL-ja në shkurt i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë Lul Berishës. 

Kompania “Rajan 2007”, ka pasur tre licenca kuperimi në transportin e naftës, ku njëra ishte për subjektin “Rajan 2007” dhe dy licenca për transportimin e naftës për dy kamionët me targë AA 550 YN dhe “Daimler Chrysler” me targe AA 551 YI. Megjithëse Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit, i është revokuar licenca për transportimin e naftës në drejtim të anijeve në port, ata kanë vepruar dhe kanë vijuar punën me licencat e dy kamionëve. Materiali i ka kaluar nga OFL-ja prokurorisë së Posaçme SPAK, por mësohet se kjo prokurori sot, ia ka kaluar për hetime të mëtejshme këtë çështje prokurorisë së Durrësit.

Kjo pasi Enkelejda Shoshi dhe Luljeta Berisha, motra e Lulzim, nuk janë subjekte të ligjit të OFL-së. Ndërsa pozicioni i Lulzim Berishës për çështjen e kompanisë “Rajan 2007” sipas burimeve të prokurorisë është zgjidhur njëherë me vendimin e Gjykatës së Posaçme në muajin shkurt 2020, e cila pasi ka shqyrtuar pozicionin e Lulzim Berishës në këtë kompani ka vendosur të mos verë asnjë masë sekuestro mbi aksionet dhe kapitalin e kësaj firme nafte, pasi sipas vendimit të gjykatës është një pasur që ka lindur pas periudhës së burgut. Ndaj dhe gjykata nuk mori asnjë masë bllokimi për këtë pasuri, por vendosi të verë nën sekuestro makinën e blinduar tip BMW të Lulzim Berishës. Shqiptarja.com zbuloi në gusht të vitit të kaluar se Lulzim Berisha është pronari kryesor i kompanisë së naftës “Rajan 2007”, ndërsa hija e tij shfaqej dhe tek një polici private “One-Security” (Lexo ketu artikullin e plotë).

Ora 14:24
Brenda magazinës, del videoja e sekuestrimit të 1.2 mln litrave naftë të Lul Berishës (VIDEO)

Report Tv publikon pamjet e momenteve të sekuestrimit të magazinës doganore me 1.2 mln litra nafte në Durrës në pronësi të Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit.  

Ora 14:07
Koronavirusi 'i heq syzet' vajzës së OFL...ja si duket 'bjondja misterioze' që tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave (FOTO)

Një detaj shumë i rëndësishëm në deklaratën e sotme të operacionit Forca e Ligjit ka qenë vajza, e cila për herë të parë ka dalë për publikun pa syze. Në nisje të këtij operacioni, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së medias për shkak të pamjes së saj misterioze , por sot ajo ka treguar identitetin e saj.

1588680123_ofl.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nona: 06/05/2020 12:35

    durrsi si palermo lali

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/05/2020 03:06

    Nqse eshte e vërtetë atehere eshte gabim!

    Përgjigju
  • Leonard Kadrimi: 05/05/2020 23:51

    Shqiptrja.com perse nuk i nxirrni sms e mia. Desha te them qe mua me kane ndihmuar keta njerez ndaj i perkrah se jane bamires. Protestoj per ofl qe ju bie ne qafe ketyre njerezve te ndershem qe i njeh gjithe durresi sa te mire jane.

    Përgjigju
  • Loti: 05/05/2020 22:16

    Kur e nxorret me kusht ne 2016, dhe ky nepermjet shantazhit po arrin monopolin e karburantit, a nuk eshte kjo arsye ta fusni brenda? Duket sikur per disa njerez dyert e burgut hapen me zorr. Per disa njerez burgimi perjet dmth del shpejt. Nuk e kuptoj si i le shteti te livadhisin keshtu.

    Përgjigju
  • mrika: 05/05/2020 21:51

    pasi i hoqi syzet bjondja misterioze e ofl duket si....... mut.

    Përgjigju
    • Maqo: 06/05/2020 00:00

      Po per kte sikur doli garant Gjush Dako i Rilindjes, se kish kthyer e ish bere djal i mbare. Ky punon dhe ne bashki apo e ka lene punen aty se se bene kryetar bashkie de juro.

    • Geri: 05/05/2020 23:20

      I lutemi ti vendose perseri se dukej me mir ... hahaha

    • Loti: 05/05/2020 22:16

      Un kujtova ishte Juljan Deda

  • Xhume: 05/05/2020 20:36

    Po mire ore po ku do ta marim naften ne tani apo te vdesim se doni ju

    Përgjigju
  • vera: 05/05/2020 16:48

    KY BERISHA duhej te ishte ne burg perjete per vrasje ,,mor ndyresira ,,ju e nxirrni perjashta….corona ne koke ishallah….

    Përgjigju
    • Loti: 05/05/2020 22:17

      Kte s e ha plumbi do e haje corona

  • elio: 05/05/2020 16:32

    haha, arrestohet nafta, se pronari qe ka bere kercenimet este burr i mire

    Përgjigju
    • Biku: 05/05/2020 17:54

      Me loot

  • Suck Balls: 05/05/2020 15:57

    Ja kane inat se ka qene #1 per kujdesin ndaj klienteve ;)

    Përgjigju
  • pina colada: 05/05/2020 14:30

    ju lumte dora mor ta marrsha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale