OFL u dërgon formularin për justifikimin e pasurisë Ilir Rustemit në Shkodër dhe tre hajdutëve në Tiranë

OFL u dërgon formularin për justifikimin e pasurisë Ilir Rustemit në Shkodër dhe tre hajdutëve në Tiranë

TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesën për justifikimin e pasurisë Ilir Rustemit (Bajri) në Shkodër dhe tre emrave të tjerë në Tiranë të dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Ilir Rustemi është një emër i njohur për drejtësinë, i arrestuar në kuadër të operacionit 'Oaz' në shtator të vitit 2018, por u lirua nga akuzat pak javë më parë, pas ping-pongut të drejtësisë për dërgimin e dosjeve nga SPAK-u në Shkodër.

Ilir Rustemi aktualisht mbahet në qeli për 5.6 vitet e dënimit me burg në Itali për drogë.

Ndërkohë që tre të tjerët që duhet të justifikojnë pasurinë janë;
Olisi Ibraliu banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje me dhunë
Kreshnik Allaraj banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje me armë
Erjon Kola banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje me armë në bashkëpunim

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • plugu: 28/05/2020 17:29

    ne shqiperi duhet bere nje liste e madhe per te gjithe ata qe kane lidhje me tenderat, me politiken, si dhe gjithe deputetet qe prej vitit 1992 e ne vazhdim dhe do shikohet qe pasuria e ketyre kokekatrroreve dhe kokecepave edhe disa here me e madhe se pasuuria kombetare e deklaruar ne bilancet e ministrise se financave gjate kesaj periudhe

    Përgjigju
  • Xhepi: 28/05/2020 16:06

    OFL te mos veproje me dallime. Pse nuk i con formularet e vetedeklarimit Ilir Metes qe i ka femijet per studime jashte shtetit,per vilat qe ka anembane vendit, pse nuk con formularin e vetdeklarimit Gjin Gjonit per dyqanet duty free qe ka ne emer te bashkeshortes se tij Elona Caushi pse nuk i con formularin e vetedeklarimit Sali Berishes jo vetem per pasurite perrallore e ai ka por edhe per krimet qe ka kryer pse nuk i dergon formularin Vangjush Dakos per pergjegjesite qe ka per pasojat qe la termeti i 26 Nentorit si pasoje e lejeve abuzive qe ai ka dhene, pse nuk i dergon formularin shtetasit holandez Lulzim Basha? Pse nuk i dergon formularin Adriatik Llalles per fshehjen e krimeve monstruoze qe kane kryer Sali Berisha ne 1997 dhe ne Gerdec dhe Lulzim Basha ne 21 Janar? Apo tek keta nuk ja mban ska me cfarw merret dhe per te treguar se jemi forca e ligjit merret me hajdute ordinere. Forca e ligjit duhet te jete e barabarte sepse para ligjit jane te gjithe te barabarte qe nga Presidenti i Republikes e deri tek qytetaret.

    Përgjigju
    • Loni: 28/05/2020 17:56

      Me pelqeu komenti edhe jam shum dakort shembullor par duheshe mbreti shqiptareve lulushu Mona Lisa aliu qe veten e .. likja shkurt edhe parlamenti edhe te gjithe me rradhe keto figura demode. Ketu edhe per shum kohe do jete keshtu me showra por te pakten te nderrojme keto komb ja ashtu zvarre per te miren tuaj e timen edhe pjeses tjeter... Ligji ketu ska per te qen ndonjehere I barabarte sepse eshte koncept nuk egziston. Gjths urime per komentin shum domethenes por si te komentet e mija te pa vlera sepse asnje nuk I merr per baze.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri