OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 4 trafikantëve të drogës nga Fieri

OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 4 trafikantëve të drogës nga Fieri

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin për të deklaruar pasurinë e tyre 4 trafikantëve të drogës nga Fieri.  OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Gentian Jakupi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Edmond Golloshi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë;

-Vladimir Golloshi, banues në Fier, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Enver Brahushaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fieri: 11/08/2020 15:43

    a pika ofl leshit kujt i kerkon llogari kta jo na fieri sjan po smeren vesh ne fier ke 350 veta qe si ka vajt emri u vete ktyre kot qe kan ber burg para 20vjetesh show legen show muti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve