OFL vë në sitë pasurinë e Arben Gropës dhe një të dënuari për drogë në Zvicër (VIDEO)

TIRANE - Vangjel Zijaj dhe Ervis Rapo janë dy personat e radhës që OFL u ka nisur formularin e vetëdeklarimit të pasurisë e që brenda 48 orësh do duhet të justifikojnë burimin e krijimit të saj. Më pas përgjigjet e dhëna i kalojnë SPAK për veprime të mëtejshme.

Vangjel Zijaj alias Arben Gropa banues në Fier sipas OFL-së rezulton i dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Ai u arrestua më 20 janar të vitit 2014, pasi ishte dënuar nga drejtësia italiane me 32 vjet burg për veprën penale të trafikut të drogës me vlerë rreth 300 milionë lireta. Në atë kohë teksa ishte pritje të ekstradimit, ai u la në arrest shtëpie nga autoritetet shqiptare, por u arratis 7 muaj më pas, më 30 korrik 2014, kur një oficer i policisë së qytetit kishte shkuar për ta arrestuar për llogari të dënimit në Itali. Ndërkohë që një rreth vit më pas u arrestua dhe u ekstradua në Itali për të vuajtur dënimin me 32 vjet burg. Vangjel Zijaj njihet edhe si një biznesmen i fuqishëm në qytetin e Fierit ndërsa në 2018 iu sekuestrua një pasuri me vlerë 1 milionë euro që dyshoheshin se ishin vendosur nga trafiku i drogës mes të cilave ishin Kompleksi shërbimeve “Pelikani”  në Fier, 1 apartament me sipërfaqe 70 metra katror po në Fier si dhe një automjet “Mercedes Benz".

Ndërkohë subjekti tjetër që do duhet t'i përgjigjet formularit të OFL është Ervis Rapo banues në Kuçovë, i dënuar nga autoritetet zvicerane dhe italiane të drejtësisë, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike”.

Vangjel Zijaj alias Arben Gropa

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket i drejtë ndëshkimi deri në 15 vite burg për ata që thyejnë karantinën?

Komento