OFL 'zbarkon' në Tiranë, i dërgon formularin e pasurisë mikut të Ervis Martinajt dhe 3 të tjerëve

TIRANË- Katër të dënuarve dhe me historik për veprat penalë u kërkohet nga Operacioni Forca e Ligjit të justifikojnë pasurinë. Formulari është nisur tek Ylli Murati, Spartak Kazazi, Blendi Harasani dhe Emiljano Tasho, ky i fundit mik i Ervis Martinaj, i dënuar për vrasjen e Enton Nikaj në 2015 në Linzë të Tiranës së bashku me tre persona të tjerë dhe plagosën me tytën e pistoletës Ismet Gazherin.

Në atë kohë Tashos iu gjet 1 automatik kallashnikov, 45 fishekë, 1 pistoletë e markës “Glock” me silenciator të montuar dhe një krehër me 16 fishekë luftarakë. Ylli Murati nga Tirana, u arrestua në 24 tetor 2018, dy vite më parë përmes operacionit “Shigjeta” me akuzën e grabitjes me armë të 20 mijë eurove në autobusin e linjës Itali-Vlorë.

Spartak Kazazit banues në Kavajë i dënuar për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëbajtje pa leje. Ai është dorëzuar në prill 2006 dhe u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e vitit 2000 Gentian Duraj.

Blendi Harasani banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ata kanë kohë 48 orë që të justifikojnë pasurinë pranë OFL.

"Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- Y. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

- S. K., banues në Kavajë, i dënuar për veprat penale "Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe "Armëmbajtja pa leje";

- B. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

- E. T., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë", njofton policia.

1591189862_EmiljanoTasho.jpg

Emiljano Tasho

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkelqim: 05/06/2020 10:28

    Denimi me vdekje duhet ne keto rethana ku eshte vendi yne , per disa vite dhe miratim te KE

    Përgjigju
  • Tarasi: 05/06/2020 00:20

    kjo sdo mend....shume e thjeshte....zhduk hasmerite...ose te pakten i con ne minimum....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza