OFL-ja nuk do ndalet, zbulohet raporti për rrëzimin e dekretit të Metës për anti-KÇK-në 

OFL-ja nuk do ndalet, zbulohet raporti për rrëzimin e dekretit të Metës për anti-KÇK-në 

Aksioni për goditjen e njerëzve të krimit, përmes bllokimit të pasurive, izolimin fizik dhe sanksionet ekonomike, do të rinisë sapo të përfundojë epidemia. Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot një raport për rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend aktin normativ të qeverisë kundër krimit, me pretendimin se akti normativ nuk ishte nxjerrë në kushtet e urgjencës, është në kundërshtim me Kushtetutën, shkel të drejtat dhe liritë e shtetasve etj. Përmes raportit, Komisioni i Ligjeve i kërkon Parlamentit rrëzimin e dekretit të Metës, për të lënë në fuqi aktin normativ pa asnjë ndryshim. Nëse Parlamenti do ta miratojë raportin në seancën e ardhshme, OFL-së do të hidhet në veprim menjëherë pas epidemisë.  

Ndryshe nga Meta, Komisioni i Ligjeve thekson se veprimi i menjëhershëm nga ana e qeverisë shqiptare, përbën domosdoshmëri për të goditur organizatat dhe grupet e strukturuara kriminale, organizatat terroriste, bandat e armatosura, individët e përfshirë në krime të rënda, duke marrë në kohën e duhur të gjitha masat me natyrë parandaluese ndaj të gjitha aseteve, pasurive dhe të ardhurave nga aktivitete të paligjshme. Gjithashtu, në arsyetimin e Komisionit të Ligjeve, “akti normativ me fuqinë e ligjit nuk cënon të drejtat dhe liritë e shtetasve, përkundrazi, qëllimi i këtij akti lidhet me një interes madhor publik, që është rendi dhe siguria publike. Duke goditur korrupsionin, krimin e organizuar dhe veprat penale të rënda në bazën e tyre, që është paraja, kjo garanton suksesin e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe veprave të rënda penale”. 

Meta ka pohuar se pjesëmarrja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme në Komitetin Kombëtar të Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar, nuk përputhet me funksionet kushtetuese dhe ligjore të tyre, por cenon pavarësinë dhe paanësinë e tyre në kryerjen e detyrës. Ndërkaq, Komisioni i Ligjeve vlerëson se ky argument është i pabazuar dhe nuk gjen justifikim juridik dhe Faktik, pasi Komiteti ka rol koordinues të veprimtarisë për hartimin, monitorimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave parandaluese, të parashikuara në këtë akt normativ, si dhe është krijuar për qëllim të shkëmbimit të informacionit e të forcimit të bashkëpunimit me autoritetet e huaja ligjzbatuese, gjatë kohës dhe për efekt të zbatimit të këtij akti normativ.

( Kliko këtu ) Raporti i plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:49
Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Anti-KÇK dhe ligjin e pronave

Komisioni i Ligjeve rrëzoi sot dy dekrete të presidentit Meta, paketën Anti-KÇK dhe ligjin për pronat.

Gjatë diskutimeve të zhvilluara online për paketën Anti-KÇK, relatori Adnor Shameti theksoi se akti normativ gjendet i harmonizuar dhe nuk krijon mbivendosje me legjislacionin vendas, ashtu si pretendon presidenti Meta. Në përfundim të diskutimeve Komisioni rrëzoi dekretin me shumicën e anëtarëve të pranishëm në mbledhje.  Report Tv mëson se kundër rrëzimit të dekretit të presidentit Meta votuan 3 deputëtë të opozitë së re, Andi Përmeti, Alban Zeneli dhe Korab Lita.

Ndërkohë dekreti për ligjin e pronave ka marrë votat e plota të të pranishmëve për tu rrëzuar.

Qeveria  miratoi aktin normativ për anti-KÇK në datë 31 janar, ndërsa në 5 mars e kaloi në Kuvend, por në 26 mars kreu i shtetit vendosi të dekretonte rikthimin e tij për shqyrtim me pretendimin se kapur shtatë shkelje në këtë Akt Normativ me pretendimin se shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe njëherazi disa të drejta dhe liri themelore të njeriut.

Ndërsa në arsyetimin për ligjin e pronave, presidenti Meta shprehet se disa nene të këtij ligji duhen rishikuar pasi cenojnë parimin e sigurisë juridike, bien ndesh me dispozita kushtetuese, rrezikojnë të krijojë tension kushtetues dhe se nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye, presidenti shprehet se ky ligj duhet kthyer me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e disa neneve të tij.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 07/04/2020 14:55

    Shqiperia eshte Republike parlamentare dhe si e tille dovrani i ka dhene te drejten ta perfaqesoj ate ne miratimin e love gjebe.Presifenti eshte zgjedhur jo durekt nga populli por me pazar politik.

    Përgjigju
  • ILIR KORONA: 07/04/2020 14:12

    ILIR KORONA ËSHTĒ MË I REZIKSHËM SE KORONA VIRUSI DUHET MENJËHER TË ÇOHET NË REÇ E TË IZOLOHET SËBASHKU ME QENIN MALOK FYTYR PIS SALHEUN.

    Përgjigju
  • Faisbe: 07/04/2020 13:57

    Lereni Suden e Bardhe te Skraparit(ndjese te madhe per vendin dhe popullin e Skraparit qe po permend) te luaj deri ne fund simfonine Korrupsion se nuk ka gjata te fitoj bastin e MADH me US-EU.ESHTE/JANE TE DESHTUAR!

    Përgjigju
  • OFL perpara se ky Viruse eshte ne i keqe se Virusi qe kemi neperkembe .: 07/04/2020 13:49

    Prejani koken ketij Gjarperi Helmues ,qe Helmoi nje shoqeri te tere... Bllokun jepjani Si dhurate ne Rec te Shkodres ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale