OKB: Më shumë se 30.000 persona janë larguar nga Libani në Siri
Sulm në jug tëb Libanit, 26 shtator 2024
Më shumë se 30.000 persona, shumica sirianë, janë larguar nga Libani në Siri në 72 orët e fundit, tha agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara më 27 shtator, teksa konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut - i cili është grup militant dhe parti politike që kontroll shumicën e Libanit jugor - po intensifikohet.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.
Afër 80 për qind e personave që po e kaluan kufirin ishin sirianë dhe afër 20 për qind ishin libanezë, tha Gonzalo Vargas Llosa, përfaqësuesi i UNHCR-së në Siri.
Pothuajse gjysma ishin fëmijë dhe adoleshentë, ndërkaq numri i burrave që kaluan kufirin ishte i vogël, tha ai.
“Ata po kalojnë në një shtet që është në luftë, në një tjetër që po përballet me një konflikt që 13 vjet”, tha Vargas Llosa gjatë një konferencë për media në Gjenevë.
Ai tha se UNHCR-ja po punon me Qeverinë siriane dhe partnerët për të përshpejtuar procesin e pranimit të tyre dhe Siria dhe shtoi se Siria po i lejon shtetasit libanezë të hyjnë në shtet dhe ata mund të qëndrojnë në shtet për aq kohë sa kanë një dokument të identifikimit.
Libani është shtëpi e afër 1.5 milion sirianëve që ishin larguar nga lufta civile në shtetin e tyre.
Konflikti mes forcave izraelite dhe Hezbollahut është intensifikuar së fundi, teksa qindra persona janë vrarë në Liban nga sulmet ajrore izraelite.
Në total, më shumë se 200.000 persona në Liban janë zhvendosur nga konflikti, sipas OKB-së./REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
48.5%
-
Të gabuar
46.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 10225
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I shiti Hezbollahut biperat që shpërthyen, Norvegjia shpall në kërkim 39-vjeçarin! Ngriti kompani në Bullgari, rezulton i zhdukur që pas sulmit
26 Shtator, 20:53
-
Izraeli refuzon thirrjet e SHBA-së për armëpushim me Hezbollahun
26 Shtator, 15:12
-
Sa është dobësuar Hezbollahu pas sulmeve izraelite?
26 Shtator, 08:10
-
SHBA dhe aleatët bëjnë thirrje për armëpushim 21-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Shtator, 07:23
-
Shefi i ushtrisë izraelite: Po përgatitemi për një operacion të mundshëm tokësor në Liban
25 Shtator, 22:20
-
SHBA 'e shqetësuar' nga sulmi i Hezbollahut në Tel Aviv
25 Shtator, 15:02
-
Hezbollahu sulmon Izraelin me 300 raketa, njëra synon dhe selinë e Mossad-it! Britania nis 700 trupa në Qipro, Khamenei: Nuk do ta mposhtni!
25 Shtator, 07:50
-
Luftë dhe në qiellin e Tartusit, aty ku ndodhet baza siriane e flotës mesdhetare të Rusisë! Izraeli nën akuzë, frikë për zgjerimin e konfliktit
25 Shtator, 07:08
-
Biden në OKB: Jemi më të fortë sesa mendojmë kur veprojmë së bashku
24 Shtator, 18:13
-
Pentagoni dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme mes rritjes së frikës së zgjerimit të luftës
24 Shtator, 08:18
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Gati 600 të vrarë nga sulmet e Izraelit në Liban, mes tyre 50 fëmijë! Erdogan: Ndalni Netanjahun, siç bëtë me Hitlerin
24 Shtator, 07:19
-
'Jemi të shqetësuar', OKB ngre alarmin: Konflikti në Lindjen e Mesme po shkon në tjetër nivel
23 Shtator, 16:32