OKB: Prioritet i menjëhershëm për shumicën e njerëzve janë shërbimet themelore përballë pandemisë së Covid

OKB: Prioritet i menjëhershëm për shumicën e njerëzve janë shërbimet themelore përballë pandemisë së Covid

Një hulumtim i kryer nga Kombet e Bashkuara zbuloi se prioriteti i menjëhershëm për shumicën e njerëzve ishin shërbimet themelore më të mira përballë pandemisë së koronavirusit.

"Mes krizës aktuale të COVID-19, përparësia e menjëhershme për shumicën e të anketuarve është përmirësimi i qasjes në shërbimet themelore - kujdes shëndetësor, ujë të pastër, kanalizime dhe arsim. Së dyti njerëzit kanë renditur një solidaritet më të madh ndërkombëtar dhe rritje të mbështetjes për ata që janë goditur më rëndë", thanë Kombet e Bashkuara.

Të anketuarit ishin gjithashtu të shqetësuar për krizën e klimës dhe shkatërrimin e mjedisit.

Më shumë se një milion njerëz nga e gjithë bota morën pjesë në hulumtim, raporton DPA.

Rezultatet u bën publike të hënën, derisa Kombet e Bashkuara po shënojnë 75 vjetorin e themelimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, brenda vitit hapet parkimi me energji të vetëprodhuar nga dielli, Rama inspekton punimet me kryebashkiaken Sako

Durrës, brenda vitit hapet parkimi me energji të vetëprodhuar nga dielli, Rama inspekton punimet me kryebashkiaken Sako