OKB shkurton buxhetin, ndërpet ndihmat për Palestinën! 20 mijë palestinezë dhe gra do t’u pezullohen paketat ushqimore

OKB shkurton buxhetin, ndërpet ndihmat për Palestinën! 20 mijë palestinezë dhe gra do t’u pezullohen paketat ushqimore

Foto ilustruese

Programi Botëror i Ushqimit do të pezullojë ndihmat ushqimore për mbi 20.000 palestinezë, nga muaji i ardhshëm, për shkak të shkurtimit të madh buxhetor, ka thënë një zyrtar i grupit për territoret palestineze.

Më së shumti do të preken familjet në Gaza, ku pasiguritë ushqimore dhe varfëria, janë në nivelet më të larta. Kjo agjenci u ka ofruar palestinezëve një ndihmë mujore prej 10 eurosh, si dhe ushqime tjera. Me shkurtimet buxhetore, do të preken të dyja programet.

Gaza që udhëhiqet nga grupi islamist Hamas, prej vitit 2007, është shtëpi e 2.3 milionë banorëve. Prej tyre, 45 për qind janë të papunë, dhe 80 për qind varen nga ndihmat ndërkombëtare, ka thënë OKB-ja. Nisur nga shqetësimet për sigurinë, Izraeli ka vendosur bllokadë ndaj palestinezëve, duke vështirësuar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

Agjencia e OKB-së ka thënë se do të vazhdojë të ndajë ndihma për 140.000 njerëz në Gaza dhe Bregun Perëndimor, mirëpo nëse nuk do të ketë fonde tjera në të ardhmen, ajo do të mund të pezullojë të gjitha ndihmat në gusht. Palestinezët kanë protestuar ndaj këtij vendimi, me thirrjet “Jo varfërisë”.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK