Në ditën e tretë takon Kryeprokurorin dhe Lleshajn, ambasadorja e re e SHBA: Nxis prokurorët të mbajnë premtimin (VIDEO)

TIRANE- Në ditën e tretë të detyrës si ambasadore e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar kryeprokurorin Olsian Çela dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Fillimisht ajo ka takuar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, kryeprokurorin Çela. Në fokus mësohet se ka qenë pikërisht Reforma në Drejtësi.  Ambasada e SHBA-së ka zbardhur takimin duke theksuar se Yuri Kim uroi Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë për zbatimin e reformës në drejtësi.

"Gjatë takimit të tyre të parë sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim e uroi Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Ambasadorja Kim nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut" thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.

Ndërkohë që më pas takoi ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Në fjalimin e saj të parë në cilësinë e kryediplomates, Kim theksoi se SHBA do të jetë e fokusuar në Reformë në Drejtësi, duke e cilësuar pastrimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri një mekanizëm për të 'përthithur' investitorë të huaj. Ditën e djeshme Yuri Kim u takua edhe me ministrin e Jashtëm Gent Cakaj dhe atë të Mbrojtjes Olta Xhaçka ku u diksutua për bashkëpunim mes dy vendeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:23
Lleshaj pret në takim Yuri Kim: Ndamë nevojën e një faze të re në luftën kundër krimit! SHBA partneri ynë i madh strategjik

1580297874_WhatsAppImage20200129at12.12.231.jpeg

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë ka zhvilluar një takim edhe me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Lleshaj ka zbardhur detaje nga takimi teksa thotë se kanë diskutuar në lidhjen me nevojën e një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve për rolin e Policisë së Shtetit në Reformën në Drejtësi.

"Me kënaqësi prita dhe takova sot Ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Ndamë vlerësime të njëjta për nevojën e një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, për rolin e pazëvendësueshëm të Policisë së Shtetit për suksesin e reformës në drejtësi, për projekte të reja bashkëpunimi me SHBA, për thellim të partneritetit mes institucioneve të sigurisë nga të dyja vendet dhe për çështje të tjera me rëndësi.

SHBA vijojnë të jenë partneri ynë i madh strategjik, përherë në krah dhe në mbështetje të përparimit të gjithanshëm të vendit tonë", shkruan Lleshaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)