Omicron 3-fishon të infektuarit në krahasim me 2021, përgjysmohet numri i pacientëve në spitale

Javët e para të  Janarit  2022 e çuan trajektoren e infektimeve me Covid 19 në drejtim  rritës , pasi po përballemi me pikun më të lartë përsa i përket pozitivëve.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë rastet ditore të  të infektuarëve vijonin 180- 707 persona nga mbi 1800- rreth 4000 teste të kryera në të gjithë vendin..

Për të njëtjtën periudhë të këtij viti shifrat kanë pësuar goxha ndryshime.Rastet pozitive me Covid kanë shkuar në mbi 2000 për 24 orë.Po ashtu dhe qarkullimi i varjanteve të tjera si Delta dhe Omicron kanë shtuar numrin e personave që i drejtohen qendrave shëndetësore për testin e shpejtë, mbi 8000.

Përsa i përket të shtruarve në spitalet infektive gjendja paraqitet e qëndrueshme Aktualisht në spitalet Covid janë të shtruar 130 pacient në dy spitale  Covid 1 dhe Covid 3 të cilët po marrin trajtim të specializuar nga stafet mjekësore.

Ndërkohë një vit më parë pacientët e shtruar në spitale ishin rreth 270 dhe në dipozicion të tyre ishin 4 spitale infektive.

Nga ekspetët e shëndetësisë faktori  i cili ka ndikuar në uljen e shtrimeve në spital është padyshim vaksinimi i popullatës ,ku deri më tani52.7%  me dozë të parëdhe 47.3% me dy doza dhe po vijon gjithashtu dhe vaksinimi me dozën e tretë për personat që kanë kaluar 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.Ministria e shëndetësisë bën thirrje të vazhdueshme për vaksinim  pasi ndikon në kalimin më lehtë të virusit dhe shmangien e rasteve të rënda dhe fataliteteve.

VITI 2021

180 – 707 infektime në ditë

1800 – 4000 teste të kryera

VITI 2022

2000 infektime në ditë

8000 testime të kryera

I.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Katër vrasjet në bulevard, a është bërë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

John

Adoleshenti thyen çdo rekord! Zgjidh kubin e Rubik me sy mbyllur