ONE ALBANIA: Në gatishmëri të plotë për të përballuar me sukses sulmin kibernetik

ONE ALBANIA: Në gatishmëri të plotë për të përballuar me sukses sulmin kibernetik

Ekipet tona të sigurisë kibernetike kanë zbuluar dhe po trajtojnë në mënyrë aktive një incident të sigurisë kibernetike ndodhur së fundmi.

Pavarësisht këtij sulmi, shërbimet e One Albania kanë qenë të pandikuara dhe kanë funksionuar normalisht gjatë gjithë ditës, duke përfshirë shërbimet për klientët si celular, fiks dhe IPTV.

Ekipet tona teknike po punojnë me kapacitet të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore AKEP dhe AKCESK për të siguruar që shërbimet dhe të dhënat të mbeten plotësisht të sigurta. Ne kemi marrë hapa të menjëhershëm për të përforcuar masat e sigurisë, duke përdorur ekspertizën dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ne mbetemi të përkushtuar për ruajtjen e transparencës dhe vlerësojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Përshëndetje naziste në Marseille, tifozi i Atalantës ndalet nga policia në stadium dhe dërgohet në qeli

Përshëndetje naziste në Marseille, tifozi i Atalantës ndalet nga policia në stadium dhe dërgohet në qeli