Online dhe me postë, dy rrugët për të aplikuar për asistencën dhe kempin! Rikomisionet shtyhen pas pandemisë

Online dhe me postë, dy rrugët për të aplikuar për asistencën dhe kempin! Rikomisionet shtyhen pas pandemisë

Aplikimet e reja për asistencën dhe kempin për familjet dhe invalidët që e përfitojnë do të marrin pagesën e ndihmës ekonomike pa pasur nevojë që qytetarët të paraqiten për të kryer aplikimin për përfitimin e kësaj pagese, pasi ai do të jetë online.

Gjatë situatës së fatkeqësisë natyrore, aplikimet për ndihmë ekonomike dhe pagesa për invalidët do të pranohen nga administratorët shoqërorë të njësive administrative në formë elektronike ose përmes shërbimit postar.

Edhe për personat me aftësi të kufizuar, pagesat do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe rikomisionimet e tyre do të zhvillohen pasi të kalohet gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Gjithashtu familjet që marrin ndihmë ekonomike dhe pagesa e invaliditeti për personat me aftësi të kufizuara do të vijojë të merret pa ndërprerje gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe pse gjatë kësaj periudhe mund të kenë pasur datat dalje në komisione, të cilat do të zhvillohen pas përfundimit të gjendjes së pandemisë.

Këto sqarime u bënë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se 64 mijë familjet do të përfitojnë nga dyfishimi i pagesës së ndihmës ekonomike përgjatë gjithë periudhës së fatkeqësisë natyrore.

"Dua të sqaroj për qytetarët se duke filluar nga dita e sotme:  Të gjithë familjet dhe individët që përfitojnë ndihmën ekonomike do të përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike pa pasur nevojë që qytetarët të paraqiten për të kryer aplikimin për përfitimin e kësaj pagese, pasi ai do të jetë online. Sipas urdhrit që kam firmosur administratorët shoqërorë të njësive administrative janë përgjegjës për kryerjen e aplikimeve për ndihmë ekonomike duke mundësuar ata vetë kontaktin elektronik ose me telefon për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë aplikuesve për përfitimin e ndihmës ekonomike.  Përjashtimisht, gjatë situatës së fatkeqësisë natyrore, aplikimet për ndihmë ekonomike, do të pranohen nga administratorët shoqërorë të njësive administrative në formë elektronike ose përmes shërbimit postar. Rreth 64 mijë familje do të përfitojnë nga dyfishimi i pagesës së ndihmës ekonomike përgjatë gjithë periudhës së fatkeqësisë natyrore. Edhe për personat me aftësi të kufizuar, pagesat do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe rikomisionimet e personave me aftësi të kufizuara do të zhvillohen pasi të kalohet gjendja e fatkeqësisë natyrore", tha Manastirliu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sebastian: 21/04/2020 17:23

    Po eshte e drejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg