KPA 'rrëzon 2 herë' Besnik Canin/ ONM dhe Komisioneri Publik kërkon shkarkimin (2 kërkesat e refuzuara)

KPA 'rrëzon 2 herë' Besnik Canin/ ONM dhe Komisioneri Publik kërkon shkarkimin (2 kërkesat e refuzuara)

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka rrëzuar dy kërkesat e bëra nga anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani për pezullimin e gjykimit dhe mospranimin e ankimit të Komisionerit Publik. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, avokati i Besnik Canit, Eduart Halimi ka deklaruar se në momentin që Cani të vesh togën e prokurorit atëherë mund të rikthehet procesi i rivlerësimit, por ky argument nuk është pranuar nga ana e KPA, e cila e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.

Sa i përket kërkesës tjetër të bërë nga prokurori në 17 janar për përjashtimin e dy anëtarëve të trupit gjykues, konkretisht Ardian Hajdarin dhe Luan Dacin, KPA nuk e mori parasysh duke qene se nuk është ne kompetencat e saj. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se në seancën e sotme e cila ka zgjatur disa orë, Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit, të kundërshtuara nga Cani dhe avokati i tij. Këto të fundit kanë kërkuar administrimin e disa provave të reja, pasi sipas tyre janë të pamjaftueshme. 

"Komisioneri Publik, pas verifikimit të situatës faktike, analizës dhe vlerësimit të provave dhe akteve të dala nga hetimi administrativ i Komisionit, në konsideratë edhe të rekomandimit të ONM-së, çmon se vendimi nr. 84/2018 është i cenueshëm në tërësinë e tij, si dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u shqyrtuar nga juridiksioni rivlerësues i Kolegjit të Apelimit. Komisioneri Publik, duke u qëndruar të gjitha shkaqeve të parashtruara në ankim, vëren se për rastin objekt gjykimi, megjithëse kanë rezultuar rrethana dhe fakte të provuara se subjekti: (i) për kriterin e pasurisë, nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme dhe shpjegime bindëse për të kundërtën e barrës së provës, lidhur me deklarimet e pasakta dhe të pamjaftueshme ndër vite të pasurisë, duke rezultuar dhe me mungesë të burimeve të ligjshme financiare për të përballuar njëkohësisht investimet, kursimet e deklaruara dhe shpenzimet e kryera ndër vite; (ii) për kriterin e aftësive profesionale, kanë rezultuar fakte e rrethana të cilat janë në papajtueshmëri dhe cenojnë etikën dhe figurën e magjistratit, mangësi të përsëritura dhe modele të papërshtatshme pune", argumetoi Komisioneri Publik. 

Fillimisht Prokurori, Besnik Cani u konfirmuar në detyrë më 27 nëntor 2018 nga trupa gjykuese e udhëhequr nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi. Dy javë më pas, Cani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë megjithëse kishte probleme me pasurinë.  Por vendimi i KPK për Besnik Canin u ankimua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) dhe pas tyre edhe nga Komisioneri Publik të cilët kritikuan vendimin  e konfirmimit në detyrë të tij, pavarësisht problemeve të shumta me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës. Sipas Komisionerit Publik, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte “kontradiktor dhe jo-bindës” dhe se ishte marrë në interpretim të gabuar të ligjit.

( Kliko këtu ) Ankimimi i plotë

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv