E bija e Feim Ibrahimit: Opera është tempull i shenjtë i muzikës lirike, s’mund të preket!

TIRANË- Disa ditë pas propozimit të ministres së Kulturës, Elva Margariti, që Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit i sapo rikonstruktuar të shkëputet nga varësia totale nga shteti, që të rritet konkurrenca artistët e këtij institucioni shprehen kundër kësaj ideje. Vajza e Fehim Ibrahimit, Etrita pianiste në opera, reagon kësaj here në emër të të atit, i cili ka qenë edhe një ndër themeluesit e këtij institucioni rreth 65 vite më parë. 

“Unë isha prezent në takimin me ministren. Të them të drejtën, fillimisht s’më bëri shumë përshtypje, pasi thuhej në mënyrë të tillë, që mund të keqkuptohej edhe analizohej ndryshe. Por, duke e analizuar, mendova: Atëherë përse u tha ky mendim nëse s’ka diçka të qartë?! Duke kaluar koha, u thellova në mendimet e mia, sepse unë në këtë teatër kam lindur, kam qenë dhjetë vjeç kur kam bërë koncertin tim të parë, edhe pavarësisht shkëputjes në vitet që skam qenë në Shqipëri. Për mua mbetet një tempull i shenjtë i muzikës shqiptare ose i muzikës lirike, i Shqipërisë që nuk mund të preket. Pasi këtë institucion e kanë themeluar figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare, një ndër ta edhe babai im, Fehim Ibrahimi, edhe unë kam reaguar në emër të tij, si e bija, jo si artiste vet”, thotë pianistja, e cila e konsideron detyrë që të reagojë ndaj kësaj situate, që ende nuk është qartësuar siç duhet.

“Është detyrë për mua që të reagoj në emër të atij brezi, që nuk është më edhe që e kanë themeluar këtë institucion, i cili nuk mund të jetë i prekshëm, sepse ka lind shtetëror edhe i tillë duhet të mbetet deri në fund. Nuk ka pse pikërisht tani që u restauruar të mendohet apo hidhet një ide për shkëputje totale apo edhe të pjesshme nga shteti”.

Sipas Ibrahimit, edhe në analizën katërvjeçare që drejtoresha Zana Çela ka bërë vuri theksin tek sponsorit që ka pas në këto vite.

“Është meritë e saj, që teatri ka funksionuar në këto vite. Ne kemi bërë koncerte edhe shfaqje të panumërta në shesh, në teatro edhe skena që s’janë për opera. Kështu që ky teatër ka mbijetuar deri sot falë investimit të shtetit, por edhe nga sponsorit, se kuptoj dëshirën për ta shkëput nga shteti, qoftë edhe pjesërisht. Një teatër kur është shtetëror ka një status tjetër, ka një rëndësi tjetër, nuk mund të vij tani një privat që mund të jetë kushdo edhe të menaxhojë një institucion opere, që mund të jetë më i vështirë për të menaxhuar se ka shumë komponenent”.

Ibrahimi mendon se mund të jenë sponsorizimet, që kërkon drejtoria shtesë krahas buxhetit të shtetit, por buxheti i shtetit mbetet i paprekshëm.

“Shqipëria ka vetëm një teatër, s’mund të mendohet që të jepet me koncesion apo ndryshe një privati. Plus që ky teatër ka 70 vjet jetë, si do bëjmë do hedhim poshtë 70 vjet kontribut të atyre që e kanë bërë. Nuk e shoh të mundur këtë gjë. Ndoshta është lapsus, keqinterpretim apo fjalia nuk është ndërtuar në mënyrën e duhur, por unë pres një reagim nga ministrja Margariti se është minimale në këto kushte”. 

Pianistja presupozon, se edhe as pjesërisht ky institucion nuk mundet që të mbështetet nga shteti edhe nga privati, pasi sipas saj, të ardhurat nga biletat do të ishin të pamjaftueshme, që në Shqipëri të bëhet art i mirëfilltë

“Nëse teatri kthehet në teatër privat edhe shkëputet nga shteti qoftë edhe pjesërisht, me çfarë do të mbahet ky teatër, sepse biletat në Shqipëri s’mund të kushtojnë më shumë se 10 apo 20 mijë lekë. S’janë ato që e mbajnë këtë teatër, janë fondet  shtetit, sepse shteti duhet të investojë për kulturën. Kjo është forma më e mirë, e parë, pastaj ka edhe forma të tjera, që duhet të jenë”, thotë pianistja.

Dirigjenti i operës, Edmond Doko e sheh këtë deklaratë vetëm në këndvështrimin ekonomik, gjë që sipas tij, deri më tani është bërë suksesshëm nga drejtoresha Zana Çela. Ndërsa, e quan abuziv mendimin se kjo opera mund që të menaxhohet nga privati

“Unë kuptova se sa i përket projekteve artistike merren fonde shtesë përherë, që paguajnë ekstra përtej buxhetit shtesë që ka opera. Kjo më duket një furtunë në rërë. S’më shkon fare mendja që nga çfarëdolloj qeverie, parlamenti, një institucion kombëtar ta marr privati, më duket abuzive të diskutohet në këtë plan” thotë Doko.

Restaurimi i operës nga taksapaguesit shqiptarë ka kushtuar më shumë se 1.2 miliardë lekë. Në varësi të shtetit ka qenë për rreth 65 vjet, ndërsa gjatë viteve të fundit buxhet-vjetor është rreth 295 milionë lekë, edhe ushtrojnë artin e tyre 250 persona (artistë edhe administrata).

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Meta: SPAK është kapur për fyti prej Ramës! Shkova për denoncim asnjë prokuror s’doli në korridor për Presidentin! U sollën si ushtarë të Rilindjes

Meta: SPAK është kapur për fyti prej Ramës! Shkova për denoncim asnjë prokuror s’doli në korridor për Presidentin! U sollën si ushtarë të Rilindjes