Operacioni anti- drogë në Kukës, burg për të arrestuarit! Dosja i kalon SPAK

Gjykata e Kukësit ka dhënë masat e sigurisë për 20 të arrestuarit gjatë ditës së djeshme në operacionin e koduar 'Shënmëri 2020'. Deri në këto çaste janë dhënë masat ‘arrest me burg’ për 16  të arrestuarve, 1 ‘arrest shtëpie’ dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim janë dënuar në mungesë me 'arrest me burg'.

Seanca ka nisur në orën 10:00 dhe vijon ende, ndërsa gjyqtar i çështjes është Florin Demollari.

Gjithashtu gjatë seancës nga Prokuroria e Kukësit është kërkuar transferimi i dosjes në SPAK, që është pranuar nga Gjykata e Apelit Shkodër. Gjykata po jep masat për të 22 të arrestuarit, ku pritet ende masa ndaj dy policëve dhe më pas dosja do i kalojë SPAK.

Operacion i nisur dy vite më parë në Kukës është finalizuar më vënien në pranga të 22 personave, mes tyre vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët luanin u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për trafik të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 24-vjeçari në Rinas (EMRI)

I dënuar për trafik të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 24-vjeçari në Rinas (EMRI)