Operacion anti-drogë në Durrës! 2 persona në pranga, tentuan t'i ikin policisë, efektivi qëllon në ajër për t'i neutralizuar! U gjendet 1 kg kokainë

Operacion anti-drogë në Durrës! 2 persona në pranga, tentuan t'i ikin policisë, efektivi qëllon në ajër për t'i neutralizuar! U gjendet 1 kg kokainë

Foto ilustruese

DURRËS- Një operacion anti-drogë është zhvilluar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Durrësit që është finalizuar me shkatërrimin e një grupi kriminal dhe arrestimin e 2 të rinjve. Si rezultat i këtij operacion të zhvilluar në lagjen 13, i cili vijon ende, të arrestuar janë Vilson Memini, 29 vjeç lindur në Elbasan dhe banues në Lagjen 18 në Durrës si edhe Erges Shehi, 30 vjeç lindur në Durrës dhe banues Lagjen 13 në Plazh.

Siç Report Tv ka mësuar nga burime zyrtare, 2 të rinjtë në momentin e arrestimit kanë bërë rezistencë duke kundërshtuar me forcë policët dhe kanë tentuar të largohen, por efektivi qëlloi në ajër për t'i neutralizuar. Nga sa mësohet, 2 të rinjtë janë persona me precedent të theksuar kriminal, teksa operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të këtij grupi kriminal.

Në minutat në vijim priten të mësohen më shumë detaje.

"Policia e Durrësit  ishte në  operacion  në lagjen nr 13 Plazh për  të  kapur një  grup që merrej me shpërndarjen  e lëndëve  narkotike Kokainë . Gjatë  operacionit  dy persona me precedent të theksuar kriminal  në fushën e narkotikeve   kanë  kundërshtuar  me dhunë   policinë dhe kanë  tentuar të largohen ndërkohë që  një  prej punonjësve të  policisë ka qëlluar  në  ajër  për  t'i neutralizuar.  Policia ka prangosur dy persona , V.M.,  29 vjeç  dhe E.SH., 30 vjec  dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë  kokainë. Vijon operacioni", njofton policia. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Operacioni anti-drogë në Durrës, kush janë 2 të rinjtë e arrestuar që 'bënë të fortin' me Policinë (EMRAT)

Report Tv ka mësuar emrat e 2 të rinjve që kanë rënë në prangat e policisë si rezultat i operacionit anti drogë në Durrës. Të arrestuar janë Vilson Memini, 29 vjeç lindur në Elbasan dhe banues në Lagjen 18 në Durrës si edhe Erges Shehi, 30 vjeç lindur në Durrës dhe banues Lagjen 13 në Plazh. Sipas policisë, dy të rinjtë janë me precedent të theksuar penal në fushën në fushën e narkotikëve.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Copëz pranvere çelur mes malesh në Bogë

VIDEO/ Copëz pranvere çelur mes malesh në Bogë