Mbollën 1100 rrënjë kanabis në Mallakastër, kapen 3 kultivuesit, një tjetër në kërkim! Mes të arrestuarve dhe një i mitur

Mbollën 1100 rrënjë kanabis në Mallakastër, kapen 3 kultivuesit, një tjetër në kërkim! Mes të arrestuarve dhe një i mitur

Foto ilustruese

Mbushën fshatin Baltëz dhe Aranitas me fidanë kanabis, në pranga 3 persona dhe një tjetër në kërkim. Gjatë operacionit të zhvilluar në Mallakastër, në 3 raste të ndryshme janë sekuestruar 1100 rrënjë kanabis si dhe 5 kilogramë kanabis.

Konkretisht  në 3 operacionet e ndryshme u gjetën dhe asgjësuan 950 rrënjën kanabis, 120 rrënjë dhe 31 rrënjë kanabis sativa si dhe u arrestuan 3 kultivuesit e tyre, ndërsa njëri u shpall në kërkim.

Në pranga ka përfunduar  54-vjeçari A. T., banues në Baltëz, Fier. Gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan 5 kg kanabis. Gjithashtu është arrestuar 17-vjeçari. F.L., ndërsa u shpall në kërkim babai i tij A.L., 52 vjeç, pasi akuzohen për fidanët e mbjellë.

I arrestuari i tretë është 45-vjeçari I. L,, banues në Aranitas, Mallakastër, i cili po ashku kishte mbjellë fidanë kanabis.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri