Një operacion i madh kundër trafikut të drogës e armëve po zhvillohet në Itali dhe në vende të tjera të BE-së. Deri tani sipas mediave italiane janë lëshuar 25 urdhër-arreste, të cilët dyshohet se janë të lidhur me krimin e organizuar me qëllim trafikun e drogës e trafik armësh.
Mediat italiane kanë zbardhur edhe emrat e 25 të dyshuarve, pjesa me e madhe e të cilëve janë nga Italia.
Gjatë mëngjesit të sotëm është ekzekutuar po ashtu dhe urdhëri i sekuestrimit të pasurisë me vlerë 3.8 milionë euro, ndaj personave të vënë nën masë ndalimi.
Megaoperacioni i autoriteteve italiane, gjermane e belge, po drejtohet nga kryeprokurori i Antimafias së Catanzaro Nicola Grattteri, i kordinuar nga Eurojust dhe me mbështetjen e Europolit.
Hetimet kanë nisur që nga viti 2020 në kujdesin e Ekipit të Përbashkët Hetimor të përbërë nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare, policia gjermane, ajo e Belgjikës, Eurojust dhe Europol.
Organizata e dedikuar për trafikun e drogës dhe armëve, e shkatërruar tashme, me një bazë operacionale në provincën e Kozencës, me degë në Gjermani, merrej me importimin e sasive të mëdha të kokainës, heroinës dhe hashashit.
Arrestimet u kryen në Kalabri, Gjermani dhe Spanjë me ndihmën e mbi 200 hetuesve dhe ndihmën e njësive të Antiterrorizmit, njësisë kundër trafikut të drogës dhe forcave ajrore të Guardia di Finanza. Në Belgjikë autoriteti gjyqësor urdhëroi arrestimin e 9 personave.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që SHBA e jo më BE të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi?
-
Po
83.4%
-
Jo
10.9%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 229
Lajme të tjera
-
Berlini nuk bllokon ashpërsimin e rregullave të BE për azilin
28 Shtator, 08:24
-
FOTO/ Vizita e Ramës në Itali, kryeministri ndan foto nga takimi me Melonin: Plane dhe projekte konkrete me interes ekonomik
28 Shtator, 08:12
-
Vizita në Itali, Rama pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministrja Meloni! Takim 'kokë më kokë' dhe mes dy delegacioneve (VIDEO)
27 Shtator, 18:04
-
VIDEO/ Sherr në mes të restorantit në Venecia, kamerierët shkelmojnë dhe godasin me karrige klientët e huaj
27 Shtator, 10:46
-
Frikë dhe panik në Itali, tërmeti me magnitudë 4.2 ‘shkund’ Napolin! Njerëzit dalin në rrugë
27 Shtator, 09:37
-
Tajani dhe Rama drejtojnë sot në Itali takimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik: Konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera Itali-Shqipëri
27 Shtator, 07:50
-
Gjermania do të forcojë kontrollet kufitare me Poloninë dhe Çekinë
27 Shtator, 07:46
-
Operohet ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ndodhet i shtruar në një spital në Milano
26 Shtator, 16:54
-
Shtypi gjerman mbi Kosovën: "Një shkëndijë e kontrolli humb"
26 Shtator, 13:28
-
Debat i ashpër me arbitrin, trajneri italian pëson infarkt! Defibrilatori i shpëton jetën
26 Shtator, 11:01
-
Rama në Itali, takon Presidentin e Senatit: Në qendër mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve! Nesër bisedime me Melonin
26 Shtator, 10:11
-
Gjermania do të braktisë rregullat e rrepta të ndërtimit
26 Shtator, 09:17