Shkatërrohet karteli më i madh shqiptar i drogës! 5 vite hetime...4 ton drogë e kapur dhe 5.5 mln €! Kush janë anëtarët e bandës të arrestuar në Shqipëri (EMRAT)

TIRANË- Një hetim 5-vjeçar i udhëhequr nga Italia është finalizuar me shkatërrimin e kartelit të parë shqiptarë të kokainës, duke u finalizuar me 20 arrestime. Hetimet për shkatërrimit të këtij grupi, i cili drejtohej nga një 40-vjeçar, i njohur si Dritan Rexhepi kanë zgjatur për 5 vite me rradhë, ku janë kapur rreth 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milion € në para.

Në këtë kartel droge i quajtur "Kompania Bello" 5 nga të arrestuarit janë kapur në Shqipëri. Më konkretisht mësohet janë arrestuar Gentjan Manaj në Tiranë, Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro në Vlorë, Rexhino Ibrahimi  në Durrës, Vladimir Lesaj në Lezhë, ndërkohë që Eldi Dizdari është arrestuar në Dubai, një person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit i cili do të ekstradohet drejt Italisë.

Ndërkohë në vendet Europiane janë arrestuar shqiptarët e tjerë Lek Colaj, 40 vjeç në Rumani; Gjergj Lesaj, 38 vjeç në Holandë, Sokol Aliko (Memetaj) 36 vjeç në Spanjë, Robert Varga, 44 vjeç në Hungari

Elti Dizdari (Denis Matoshi)

Report Tv mëson se janë kryer 20 arrestime nga të cilat në Itali (5), Hollandë (2), Gjermani (2), Greqi (2), Rumani (1), Hungari (1), Spanjë (1), Shqipëri (5) dhe Emirati i Dubait (1). Ky operacion konsiderohet si më i madhi i këtij lloji kundër krimit të organizuar shqipfolës dhe është rezultat i një Ekipi të Përbashkët Hetimor me pjesëmarrjen e Italisë dhe Hollandës, në të cilin palët kanë punuar ngushtë së bashku për pesë vjet. 

VIDEO/Të gjitha detajet nga gazetari i Report TV Arsen Rusta

Si funksiononte grupi?
Report tv mëson se për vite me radhë importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin të ndarë, nga shitësit me shumicë te bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Ato kontrollonin të gjithë zinxhirin, nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën.

Duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, kreu i organizatës, 40-vjeçari i identifikuar si Dritan Rexhepi me qendër në Ekuador, negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, organizoi dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Evropës dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Italia, Hollanda dhe Shqipëria, organizuan shpërndarjen në të gjithë Evropën.

Si pastronin paratë?
Kriminelët pastronin paratë e tyre me një skemë të mirëmenduar. Ato sillnin lekët nëpërmjet sistemit të remitancave (paratë e dërguara nga emigrantët). Nëpërmjet pikave të transferimit të parave, ato dërgonin paratë në këto agjenci në vende të caktuara. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Kështu ato nuk linin asnjë gjurmë të dyshimta, duke pastruar kështu miliona euro përmes këtij sistemi

Pse "Kompania Bello"
Report Tv mëson se mori këtë emër për shkak se anëtarët e këtij grupi njoheshin si "meshkujt simpatik" të cilët kishin lidhje me vazjat bukuroshte të showbizit, jo vetëm ato shqiptare, por edhe të huaja.

Pse operacioni 'Los Blancos'?
Operacioni për kapjen e tyre është emëruar 'Los Blancos', siç njihet ndryshe skuadra e Real Madritit për shkak të fanellave të bardha. U vendos ky emër për shkak të ngjyrës së bardhë të kokainës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:38
Pjesë e 'Kompania Bello'/ Kapen dy trafikantët shqiptarë në Greqi, u sekustrohen euro dhe armë

Operacioni ndërkombëtar për të shpërbërë bandën shqiptare të quajtur "Kompania Bello", e cila importonte kokainë nga Amerika Latine në Evropë, ka sjellë arrestimin e rreth 20 personave nga vende të ndryshme të botës.

Sipas mediave greke, dy prej personave të kërkuar dyshohej se ishin vendosur në Atikë të Greqisë. Një urdhër arresti ishte lëshuar nga Italia ndaj njërit prej tyre pasi ai dyshohet se koordinonte trafikun e drogës për llogari të grupit kriminal.

Në banesat e dy të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë gjahu, 3500 euro, 2 peshore elektronike, 1 dedektor, 1 palë dylbi, disa doreza, shirita izolues, 2 celularë.

Hetimi, i koduar "Los Blancos", filloi nga autoritetet italiane në maj 2015 dhe që atëherë është zgjeruar në Gjermani, Spanjë, Hungari, Greqi, Hollandë, Mbretëri të Bashkuar, Rumani, Shqipëri,  Mbretëri të Bashkuar dhe Emiratet Arabe.

Gjatë hetimit pesë-vjeçar, 84 anëtarë të tjerë të organizatës u arrestuan dhe u sekuestruan më shumë se 3.8 ton kokainë dhe më shumë se 5.5 milion euro.

Të dy shqiptarët e arrestuar në 15 shtator në Atikë u dërguan në Prokurorinë kompetente.

Ora 15:57
Momenti kur Eldi Dizdari çohet në policinë e Dubait, figuronte me emrin Denis Matoshi

1600351012_ELTIDIZDARI.jpg

Eldi Dizdari në policinë e Dubait

Report Tv ka siguruar foton kur Eldi Dizadri është arrestuar dhe fotografuar nga policia e Dubait. Ai figuronte i regjistruar me emrin Denis Matoshi në Dubai në momentin kur u arrestua.

Ora 14:50
Rregulli i kartelit shqiptar të drogës/ Kush bashkëpunon me drejtësinë do ekzekutohet! Fitimet 50-50 me bosët e Amerikës Latine

Mbi çdo pako të mbështjellë me natriban brenda kokaina ishte me mbishkrimin "Bello" duke nënkuptuar pastërtinë e lartë të saj dhe vlerën e madhe në treg. Ky grup sipas hetuesve përdorte komunikimet e koduara nëpërmjet chateve "Sky ecc dhe "Enchr"o dhe rregulli i trafikut ishte 50 % e ngarkesës e shqiptarëve dhe 50 % e bosëve të Amerikës Latine deri sa ajo mbërrinte në portet europiane.

Në tetor 2016 këtij grupi në portin Guayqual i është sekuestruar një sasi prej 600 kg kokainë e gatshme për tu nisur drejt europës. Po ashtu këtij grupi i janë sekuestruar në 2016 240 mijë sterila dhe 1.4 milion euro cash.

Ndërsa antimafia italiane ka arritur të sigurojë prova se për këdo anëtar që do të bashkëpunonte me drejtësinë në rast të një arresti dhe nuk respektonte kodin e "Omertës“ njohur si heshtja ai do të ekzekutohej.

Ora 14:30
Shkatërrimi i kartelit shqiptar më të madh të drogës/ Lleshaj: Një tjetër sukses dhe provë që ndërkombëtarët na besojnë

Një sukses i rëndësishëm, e ka konsideruar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, operacionin për shkatërrimin e kartelit më të madh shqiptar të drogës. Sipas tij, kjo është një provë e besueshmërisë për policinë shqiptare në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare.

"Finalizimi i suksesshëm sot i Operacionit 'LOS BLANCOS' në 10 vende nën koordinimin e EUROPOL, në të cilin mori pjesë aktive edhe Policia e Shtetit, është një tjetër sukses i rëndësishëm, që provon edhe një herë pjekurinë dhe besueshmërinë e lartë të saj në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare.

Shkatërrimi i një grupi shumë të sofistikuar kriminal të përbërë kryesisht nga shqipfolës dhe kapja e një sasie të madhe kokaine dhe parash është një goditje e paprecedentë ndaj krimit të organizuar.

Meritojnë mirënjohje të gjitha agjencitë e vendeve që u angazhuan në këtë operacion si Italia Holanda, Greqia, Hungaria, Rumania, Gjermania, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Dubai dhe pa dyshim edhe Policia e Shtetit Shqiptar.

Ky operacion dëshmon edhe një herë nevojën e madhe, por dhe dobinë e jashtëzakonshme që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar, i cili mund të luftohet me sukses real vetëm kur agjencitë e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë ngushtë në nivel operacional. Si sot", shkruan Lleshaj.

Ora 12:54
Zbardhen emrat/ Kush janë shqiptarët e arrestuar në Europë...pjese kartelit të drogës ndërkombëtarë

Policia e Shtetit ka zbardhur emrat e shqiptarëve të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar, që janë arrestuar në Europë. Në pranga kanë rënë"

Lek  Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;
Gjergj Lesaj,  38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;
Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;
Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.
Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

Ndërkohë u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i Denis Matoshi alias Elti Dizdari, 31 vjeç, person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit.

Njoftimi i plotë i policisë
Në vijim të informacionit të dhënë për operacionin mjaft të suksesshëm ndërkombëtar të koduar “LOS BLANCOS”, zhvilluar me homologët ndërkombëtar, si rezultat i të cilit, në Shqipëri, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit u kapën dhe u arrestuan 5 persona, bëjmë me dije se janë ekzekutuar masat e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” edhe për disa shtetas të tjerë, pjesëmarrës të organizatës kriminale, të cilët janë rezidentë jashtë shtetit.

Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe policive të përfshira në operacion u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Denis Matoshi alias Elti Dizdari, 31 vjeç, person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me autoritetet policore italiane, rumune, holandeze, spanjolle dhe hungareze, në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS”, u bë u kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit:

Lek  Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;
Gjergj Lesaj,  38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;
Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;
Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.
Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

Policia e Shtetit ka një bashkëpunim solid me partnerët dhe është e angazhuar maksimalisht dhe me profesionalizëm në finalizimin e shumë operacioneve të rëndësishme në kuadër të goditjes së krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme që do bëhen prezent në kohën e duhur.

Ora 12:36
Karteli i drogës më i madh shqiptar me 'çuna simpatik'/ Lidheshin me vajzat e showbizit! Lidhja Eldi Dizdari me Suada Sherifin

Report Tv mëson se mori këtë emër për shkak se anëtarët e këtij grupi njiheshin si "meshkujt simpatik" të cilët kishin lidhje me vajzat bukuroshe të showbizit, jo vetëm ato shqiptare, por edhe të huaja. Mes tyre idhte dhe Eldi Dizdari, i arrestuar sot në Dubai. Ai është i martuar dhe ka një fëmijë me ish- misin shqiptar, Suada Sherifi.

Ora 12:26
Kush është Dritan Rexhepi, njeriu me shumë emra, që drejtonte kartelin Shqiptar më të madh të kokainës

Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit Kufitar në Kakavijë, ku ka përdorur një pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu. Fillimisht, ai është arrestuar në 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli Pas arrestimit është transferuar në Durrës, pasi oficerët e Drejtorisë së Policisë Durrës kishin kryer të gjithë operacionin për zbulimin dhe prangosjen e tij. Këtu ndodh edhe arratisje e tij e parë. Rexhepi në fakt ka mundur t'u ikë nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t'i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës. Ai u largua duke përfituar sapo është futur në qeli, ku dera besohet se është lënë hapur nga oficeri Albert Strati. Arratisja ka ndodhur vetëm minuta, kur prokurori Anton Martini dhe oficeri i policisë gjyqësore, Arben Frashëri sapo kishin përfunduar pyetjen e Rrexhepit dhe shokut të tij Nadien Zeneli për vrasjen e dy policëve. Ato ishin larguar drejt Tiranës.

Dritan Rexhepi dhe Jan Prenga


Gjashtë vite pas arratisjes nga komisariati i Durrësit, në 2013, Gramoz Rexhepi, u kap në Itali. Pala shqiptare që ndërkohë po zhvillonte gjyqin në mungesë në Apelin e Krimeve të Rënda kundër Rexhepit për dy vrasjet e policëve, sapo mësoi arrestimin e tij në Itali, menjëherë nëpërmjet një letërporosie të dërguar në Itali, kërkoi njoftimin e këtij personazhi “Foto”, se në Shqipëri po zhvillohej një proces gjyqësor kundër tij. Por nga Italia ka ardhur një përgjigje surprizë. Në këtë dokument të siguruar nga “Report Tv”, thuhet se:-“… gjatë procedurave për njoftimin e të dënuarit Gramoz Rexhepi është mësuar së i dënuari ishte arrestuar në Itali. Në këto rrethana, është proceduar me njoftimin nëpërmjet letër-porosisë drejtuar Autoriteteve të Drejtësisë Italiane. Por ka rezultuar se njoftimi i të dënuarit Gramoz Rexhepi, nuk është bërë e mundur nga Autoritetet Italiane, pasi ishte arratisur nga burgu…”.

Por kjo arratisje e Rrexhepit nga burgu italian të Voghera, nuk ka qenë e fundit. Drejtësia shqiptare ka kërkuar informacion për Dritan Rexhepin në Zyrën Qendrore Kombëtare të Interpolit dhe prej kësaj Zyre u zbulua se Dritan Rexhepi pas arratisjes nga burgu në Itali, ishte arrestuar në Spanjë dhe ishte ekstraduar në Belgjikë. Por në një tjetër dokument zbulohet edhe arratisja e tretë e Dritan Rrexhepit:-“…gjatë vuajtjes së dënimit në Belgjikë, Dritan Rexhpei ishte arratisur nga burgu Merksplas, Belgjikë në drejtim të paditur…”.
Po kur ka qenë hera e fundit e qëndrimit në Shqipëri e Dritan Rexhepit? Nga një dokument të sistemit Tims të siguruar nga Report TV, zbulohet që pas arratisjes së parë nga Durrësi dhe gjatë kohës së zhvillimit të gjyqit në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda kur ishte në kërkimin ndërkombëtar, Dritan Rexhepi ka qenë në Shqipëri shumë herë të tjera, edhe në asnjë rast dhe nga askush, nuk është arrestuar:
Dritan Rexhepi ka dalë nga pika e kalimit kufitar Kakavijë me pasaportën biometrike të falsifikuar më gjeneralitetet Lulzim Murataj, në datën 28.11.2011 dhe ka disa hyrje dalje nga e njëjta pikëkalimi dhe hyrja e fundit e tij, është në datën 16.11.2013. Të dhënat e pasaportës në emër të Lulzim Murataj, përputhen plotësisht me numrat e pasaportës së personit të arrestuar në Ekuador, me emrin Lulzim Murataj…”.

Në fakt teksa ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria në nëntor 2013 nga pika e Kakavijës në Gjirokastër, Dritan Rexhepi nuk është kthyer më në vendlindje, pasi në muajin Gusht të 2014, ai u arrestua në Ekuador pikërisht me emrin false, Lulzim Murataj. Ky dokument tregon se:“…ka rezultuar se në datën 8.08.2014 në kuadër të një operacioni antidrogë “Balance” të zhvilluar në Ekuador, përveç shtetasve ekuadorianë është arrestuar dhe shtetasi shqiptar Lulzim Murataj, lindur Vlorë, posedues i pasaportës me nr.BB 3563478. Nga verfikimet e bëra nga Departamenti i Krimit të Organizuar në sistemin TIMS, rezulton se ky shtetas i identifikuar me emrin Lulzim Murataj, është personi i shpallur në Kërkim Ndërkombëtar, Dritan alias Gramos Rexhepi ose “Dioniso Poulos”, i cili ishte arrestuar në Ekuador…”.

Lulzim Murataj identitetin e të cilit e ka përdorur Dritan Rexhepi, rezulton se është banor i komunës Kote, i lindur në fshatin Velç, në 23 prill 1979, i cili aktualisht rezulton të jetë në burg në Angli. Por kjo nuk ka penguar Gramoz Rexhepin të siguronte një pasaportë me identitet të bashkëfshatarit të tij Lulzim Murataj, por me foton e vetë Dritanit. Rezulton se aplikimi për nxjerrjen e pasaportës biometrike është kryer në komunën Levan të Fierit dhe të gjithë praktikën e dokumentacionit e më pas hedhjen në sistem të gjurmëve të gishtave dhe fotografive e ka ndjekur punonjësi i qendrës së aplikimeve, Anton Përlala. Gjurmët papilare të gishtave dhe foto kanë qenë të Gramoz Rexhepit, ndërsa të dhënat e tjera janë hedhur në sistem në emër të Lulzim Murataj. Skandale që ndodhin vetëm në Shqipëri, por për këtë falsifikim pasaporte ka vetëm një të dënuar me 4 vite burgim dhe ai është Dritan Rexhepi. Ndërsa për, Anton Përlala, që ka ndjekur të gjithë praktikën e dokumenteve për aplikimin për pasaportë biometrike, nuk ka pasur asnjë përgjegjësi penale.
Gramoz Rexhepi, vijon edhe sot të qëndrojë në një burg të sigurisë së lartë në Quito, kryeqyteti i Ekuadorit. Ai rezulton i dënuar me 13 vite burgim për trafik të 278 kg kokainë dhe grup i strukturuar kriminal. Sapo të përfundojë dënimin në Ekuador, Rexhepit, do ekstradohet në Shqipëri, ku është dënuar me 25 vite burgim, për vrasje e dy policëve në Fushë-Krujë./Përgatiti Elton Qyno

Ora 12:08
Pjesë e kartelit ndërkombëtar  të drogës, zbulohet kush janë 5 shqiptarët e arrestuar (VIDEO)

20 persona janë arrestuar falë një operacioni ndërkombëtar droge të shtrirë në disa shtete, ndërsa në Shqipëri është shkatërruar karteli i parë i kokainës Kompania Bello, duke arrestuar 5 persona disa qytete. Kjo kompani ka bërë trafik droge nga Amerika e jugut ndërsa janë kapur 4 tonë kokainë,e 5.5 mln euro.

Gjatë një operacioni ndërkombëtar antidrogë është shkatërruar karteli i parë shqiptar i drogës.

Operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar "LOS BLANCOS", ishte shtrirë në disa shtete, si Itali,  Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, ku u arrestuan 20 persona.

Janë arrestuar 5 të kërkuar në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës, me qëllim ekstradimi, konkretisht:

Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi 35 vjeçari Gentjan Manaj, banues në Tiranë, Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi 27 vjeçari Elvis Jaupaj dhe 31 vjeçari Jorin Llambo, pasi Gjykata e Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, 33 vjeçari Rexhino Ibrahimi pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.

Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi 40 vjeçari Vladimir Lesaj, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat“.

Nga hetimet ka rezultuar se një shqiptar drejtonte një kompani të quajtur "KOMPANIA BELLO", që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Policia.

Ora 11:07
Kush është Eldi Dizdari, kushëriri i Arbër Çekaj dhe lidhja me vrasjen në ish- Bllok

1600333218_eldidizzdari.jpg

Eldi Dizdari

Eldi Dizdari është personi që ka pasur një konflikt të fortë me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Monopol” të Redi Popeskut, rreth gjysëm ore para se të ndodhte përplasja me armë brenda këtij lokali.

Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës. Sipas burimeve të prokurorisë Mata dhe Dizdari janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Monopol”. Dyshimet janë se Mata dhe Dizdari janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar, borxh i cili nuk ishte shlyer nga Ervin Mata.

Në këtë konflikt është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol Bilo, por nga pamjet filmike ka rezultuar se Bilo largohet nga Mata dhe më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të janë larguar. Makina e tyre është ndjekur në këmbë nga Mata dhe grupi i tij deri tek zona e “Sky Tawer”, por nuk kanë mundur më ta shikojnë dhe janë rikthyer sërisht pas, duke u futur në lokal “Monopol”. Ndërkohë Dizdari nuk ka qënë fizikisht në lokalin “Monopol”, aty ku ndodhi dhe përleshja fizike dhe me armë, pasi është larguar në drejtim të pacaktuar ende. Pamjet filmike të disa bizneseve sipas prokurorisë kanë zbuluar se Dizdari ka qënë personi i parë ai që është konfliktuar me Ervin Mata dhe më pas është larguar.

B.K./E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Covid-19, a e përballojmë dot një mbyllje të dytë?

Komento

Komente

  • Xxx: 20/09/2020 19:47

    Nuk ju nda shteti ktij dritanit te shkret, mos e ruaj vlla me i fort do behesh jepi gaz

    Përgjigju
  • Cun Elbasani: 20/09/2020 05:07

    djem qe si kan ran nqaf askujt,kan pa hesapet e veta , as kan vra as kan vjedh e as kan pre .

    Përgjigju
  • ymeri: 20/09/2020 00:08

    KALBUNI NE BURG TANI,,,nja 15 vjet te mira ,,kur te dilni jeni bere pleq dhe pa tru me ne koke,,,kush merret me droge te mbaje nje pale pranga me vete per c'do rast...

    Përgjigju
  • Dashnori: 18/09/2020 14:55

    Tropojani e hengri ne bythe derrin,,po ashtu e shoqja ketej do kenaqet me hajdare te rinj...qejfe qejfe kjo dynjo....

    Përgjigju
  • A. N.: 18/09/2020 07:46

    Si gjithmone duhen falenderuar forcat e huaja sepse vetem ata po godasin krimin e organizuar.

    Përgjigju
  • dubai: 18/09/2020 01:42

    tropojani ka me dale ka burgu dubait per 6-7 muj mos u merzisnini me komente boshe. shoqe..

    Përgjigju
  • BENI: 18/09/2020 00:35

    O njoni e ke gabim,,,,ne greqi vajten shume shqiptare ca te mire dhe ca te keqinj,,,por greket filluan ti futin shqiptaret ne nje thes si njerez te keqinj hajdute ,,vrases ,,etj,,,,prandaj them se jane keta pisa qe vrassin,,presin,,vjedhin,,e shesin droge,,,qe na nxine fytyren,,,,neve te mireve qe nuk merremi me pislleqe,,,vuajme etiketimet e te huajve,,,sepse keta plehra nuk kane tru te mendojne per turpin qe i lene shqiptareve dhe shqiperise...

    Përgjigju
  • populli: 17/09/2020 23:23

    maten se prek njeri kete tjetrin e kapen... pas ca kohesh do kapin kete Dizdarin e do fusin maten... hajd se jemi mesu tani...

    Përgjigju
  • hasi: 17/09/2020 20:03

    Ky Dizdari esht i lidhur me Sali berishen i cili ky i fundit i ka perdorur baben e dajen e tij si ushtar. Cudi qe kta te PD nuk flasin per kokain por flasin per kanabis hahah O sali o Lul pse heshtni?

    Përgjigju
  • BENI: 17/09/2020 18:12

    MALOKU NUK E DO punen do vetem te vjedhe,,,te vrase,,te shese droge,,,,jane keta pisa qe na bejne te ndihemi te turperuar kur jemi jashte shqiperise,,, te themi qe jemi shqiptare....

    Përgjigju
    • Njoni: 17/09/2020 22:37

      O Beno cdo njeri përfaqëson veten, unë jetoj jasht dhe jam krenarë që jam shqiptar, ja kam edukuar këtë ndjenjë edhe fëmijëve të mi. Duhet të kemi respekt për veten po deshëm që të na respektojn të tjerët. Mos ji kaq i turpëruar se kriminalitetin europa ja mësoi shqiptarve, mos kujto se janë më të mirë se mutër janë.

    • MIRDITOR: 17/09/2020 20:33

      un jam krenar qe jam shqiptar

  • jani: 17/09/2020 18:06

    SHUME VRASJE PER DROGE,,KOT SE KOTI,,,KUSH KA vrare per droge,,, duhet te merret haku,,,te zbatohet kanuni i lekes,,,gjaku shkon per fis,,..dhemb per dhemb e sy per sy.......///

    Përgjigju
    • O jano: 17/09/2020 19:01

      E zeme larg qofte se ke vellain trafikant droge dhe ti njeri I mdershem qe fiton buken si ai taksist I I Bradsheshit, Edhe vijne te vrasin ty, larg qofte, per faj te atij. Te del prape hesapi okay? Pfffff

  • Adi: 17/09/2020 18:03

    Po kjo misi ca i pelqente ketij ? Ska turp gjith ajo vajz ? Tani bjerini dhe kartelit te ervin mates

    Përgjigju
    • Tope Papagalos: 20/09/2020 09:33

      Me duket u cua nga varri BOLI e filloi te flase

    • Solbo: 17/09/2020 18:57

      Te ka ndonj borxh boli??? Ca te duhet ty qe merresh me llafe shif punen tende ha ate kotheren tende te bukes dhe ec perpara ska cte duhet ty me punet e njerzve qe nuk I njeh.

  • Los Blancos: 17/09/2020 17:37

    çuna per hatër.. Gjynaf familjet e konsumatoreve..

    Përgjigju
  • Kellira: 17/09/2020 17:37

    Ky Dizdari e keputka kokainen per vete. I mbetet gje per te shitur?? Nuk ngeli urith pa u bere trafikant.

    Përgjigju
  • Alb: 17/09/2020 16:59

    Mush burgjete ma zi se ne kohe te PPSH.

    Përgjigju
  • vlora: 17/09/2020 16:40

    po barba behet me kte gramoz rexhepajn?

    Përgjigju
    • miku: 19/09/2020 03:12

      o velca ska lidhje buzderi me gramozin kan hallet e tyre gramozit kot i ka dal nami jan cop cop

    • velca: 18/09/2020 08:48

      na velca po çamet e ka koken shoku i ngusht i cipurit

    • miku: 18/09/2020 03:18

      po buzderri nuk esht cam ooo per erin esht nga velcaaa moreee drrytt

    • per erin: 17/09/2020 18:44

      spara behet as mozi as barba me çamet ne pergjithesi

    • eri: 17/09/2020 17:40

      po me sokol buzderrin si i ka raporter gramoz rexhepi se dhe buzderri me miell be antverp merret

  • Berti: 17/09/2020 15:55

    Ju lutem vazhoni komentoni se nuk duam ta mbaroj te qeshuren...

    Përgjigju
  • Bossi: 17/09/2020 15:32

    Karin kan per ti har !!! Nsr e keni jasht dhe ma i paster !!! Se nuk i ha ma per lek

    Përgjigju
    • Or taj: 17/09/2020 19:29

      Pse me sa lek paska ky re. Po rexhepi la Qene kapo grupit, jo kto tjeret

  • Çeshtja: 17/09/2020 15:25

    Llesh ministri, ose me sakte llesh propoganda, autoritetet huaja ju provuan, ju lane 600 kile kokaine vinte durres edhe dihet cbere ti, vajte kape rojet e ngarkim shkarkimit. Dakort! Ky mega operacion fillim mbarim e cfare eshte me e rendesimja dokumentim me prova te kokave te grupit, u be nga partneret. Ti dil thuaj ndonje fjalim qe kane shkruar, se nuk lidh dot breket e tua, do beke shtet ti. Kap banditet qe ke ketu, merrju pasurine etj etj. Ke vrasje sot elbasan, tritol dje mes tiranes, ca ben ti o llesh apatiku, apo ske ca ben, ke ate trafikantin taulant ballen qe te mer per hunde e te con elbasan besh show me ata policet bijte e nenave. Shporru

    Përgjigju
    • Alfons: 17/09/2020 20:25

      Car te bej lleshi i shkrete se nje cop gjeneral per radare te viteve 80” ka qene.po ishalla i jep ndonje lem dhe ky shefi i komisariatit te krujes (i cili i nxorri ne prite sot policet e vet ne malsi te krujes),dhe lete gje e beri per te hequr vemendjen nga hashashi ne nikel (mukaj,bura,kurcaj,verjon,zeze e qereke ,dhe ca parcela tek Liqeni i tarinit dhe mazhes se madhe ne bubq)ku ne total aktualisht jane mbi 200,000 bime hashash,Sapo kane ardhur 650 koordinata nga italia ,prandaj bejne perplasje keta ne malsi qe ta korrin poshte ne nikel trafikantet bashke me ta pasi njesoj jane.

  • Amsterdam: 17/09/2020 15:01

    keni harruar Vin Maten dashnorin e Elvanes

    Përgjigju
    • Miku: 17/09/2020 19:04

      Bravo qe ndezi jevgjitetit e porcelanit ai Vini. Pa vete s'kishte by**e ai.

    • Sonbo: 17/09/2020 17:17

      Shifni hallet tuaja leri njerzit rehat n punet e tyre. Tjetri eshte biznesman I nderuar nuk merret me drog

    • Turi: 17/09/2020 16:47

      Kartel tjeter ai

  • Mirditor: 17/09/2020 13:28

    Ma mire me punu puntor se sa me kalu jeten në burg. Duket fjali e thjesht por shumë veta nuk e kan kuptuar se nuk del i gjall nga k'to sene.

    Përgjigju
    • dubai: 18/09/2020 01:44

      po ik re katunar haj naj sufllaqe mos u mer me politik.

  • LORA: 17/09/2020 11:49

    Nje kriminel me pak,midis njerezve korrekte me ligjin dhe te drejten. Lajm i mire.

    Përgjigju
  • Asterix: 17/09/2020 11:46

    C eshte ky per turp.te jete boss kokaine ky me kete prerje ka erdhur fundi i botes

    Përgjigju
    • Obelix: 17/09/2020 22:44

      Kërkuan shumë për ndonjë me prerje më të përshtatshme, më king, më bob , më bos por s'gjetën, kishin mbaruar, kështuqë ja dhan këtij vendin e punës "boss kokaine"

  • Interpol berna: 17/09/2020 11:34

    Dizdari kanaq lek sa vetem burgu ne usa mund ta mbaje. Ketu dhe ne europe del direkt. Mund te krahasohet per nga pasuria me el çapon pa e egzagjeruar. Kalofshi mire

    Përgjigju
    • antonio: 17/09/2020 14:13

      pablo escobar i europes hahahha

  • Ani: 17/09/2020 11:07

    Jo po e kish fajin elvana ,e mor daj I mori ne qaf mielli shqipot

    Përgjigju
    • O plak: 17/09/2020 14:00

      Kush nga kto e ka grun notere?

    • lenci: 17/09/2020 11:50

      ka mor 1 euro adriatik llalla mga ky tipi ... tik katunari e din gjith sherbimet shtetrore

    • vefi: 17/09/2020 11:30

      Skagje ka investu djali e bo grun notere . Ky ne biruc , gruja ' zbaton ligjin ' dhe merr pare .



×

Lajmi i fundit

John

Rrëzimi i dekretit për Kodin Zgjedhor/ Meta: Dje deputetët votuan bllokimin e integrimit! Prej 20 muajsh kemi parlament monopartiak