Filmimet me dron tregojnë kur policia ndërhyn në një lokal në fshatin Vranisht të Vlorës, dhe kap në flagrancë disa anëtarëve të një grupi kriminal të rrezikshëm në qytetin bregdetar.
6 prej tyre ranë në pranga. Dy të tjerë u shpallën në kërkim. Ata lëviznin me automjete të blinduar, dhe gjithmonë të armatosur, edhe kur dilnin në lokale.
Anëtar i këtij grupi, i arrestuar tashmë, rezulton edhe Turi Aligjoni, 55 vjeç, i cili ishte në kërkim edhe si i dyshuar për plagosjen e Kevi Lazajt në Vlorë, ngjarje e ndodhur më 7 qershor. Me të, ishte edhe bashkëpunëtori, i cili dyshohet se e ka ndihmuar pas plagosjes, Dritan Çelaj, 48 vjeç.
Në mesin e gjashtë personave të kapur brenda lokalit, tre prej tyre kanë ndërruar emrat. Në sy bie, një 51-vjeçar me 3 identitete, Aleksandër Dula, Aleksandër Thomai dhe Ilir Dula. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia pasi Gjykata e Apelit të Leçes, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për trafik droge dhe organizatë kriminale.
Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1850 euro dhe 3 automjete, 2 prej tyre me targa të huaja dhe një, i blinduar.
Një prej makinave, “BMV X5”, u përdor nga Turi Aligjoni për t'u larguar nga vendi i ngjarjes, pas plagosjes me armë zjarri, të shtetasit Kevi Lazajt, i cili mori një plumb në kofshë, jashtë rrezikut për jetën.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për goditjen me sukses të një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Grupi”.
Ministri vlerësoi si shumë të rëndësishëm arrestimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kapjen e autorit të plagosjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë, si dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit, mjeteve të blinduara dhe provave të tjera kriminale.
“Këto rezultate janë dëshmi e profesionalizmit, vendosmërisë dhe angazhimit të strukturave tona ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar,” u shpreh ministri Lamallari.
Duke theksuar qëndrimin e palëkundur të institucioneve ndaj kriminalitetit, ai shtoi se “lufta jonë kundër krimit të organizuar është një betejë pa kompromis. Kushdo që mendon se mund të sfidojë ligjin, të cenojë sigurinë publike apo të ngrejë dorë mbi rendin dhe qetësinë e qytetarëve, do të përballet me forcën e shtetit dhe drejtësisë.”
Ministri Lamallari shprehu mirënjohje për çdo efektiv policie që shërben me përkushtim dhe kurajë, duke theksuar se ata kanë mbështetjen e plotë dhe të palëkundur të institucioneve.
Komente







O Policia e Vlores o njerez te degjenereuar qe favorizoni njeren pale dhe godisni palen kundershtare.
PërgjigjuKush Turi eshte ky?
PërgjigjuÇa thua keni bere namin... Çunat jan t gjith me lodra neper duar ju thoni kapem 4 veta... Ikni o polica te korruptuara qe merrni lek nga plehrat qe sheshin drog
Përgjigju