Operacione antikanabis në të gjithë
  vendin, asgjesohen 2573 rrënjë 

Operacione antikanabis në të gjithë<br />  vendin, asgjesohen 2573 rrënjë 
2573 rrënjë kanabis janë zbuluar e më pas asgjësuar pas operacioneve të zhvilluara në disa zona të vendi, në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Lezhë, Kurbin. Nga operacionet e zhvilluara është arrestuar vetëm kultivuesi në fshatin Këllëzë të Gjirokastrës dhe u ndalua kryeplahu i fshatit. 

Vlorë, asgjësohen 12 parcela me 886 bimë kanabis në fshatin Koçul
886 rrënjë kanabis janë zbuluar e më pas asgjësuar në fshatin Koçul të Vlorës. Sipas burimeve nga policia e Vlorës, bimët narkotike janë gjetur të kultivuara në tre parcela të ndryshme.
 
Pas asgjësimit të bimëve narkotike policia ka nisur hetimet për zbulimin e kultivuesve të tyre për t’i vënë para drejtësisë.   

droga

Gjirokastër, asgjesohen 322 rrënjë kanabis, arrestohet kultivuesi  
Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë  Gjirokastër në vijim të kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të  marra në  rrugë  operative kanë  bërë  asgjesimin e 322  rrënjëve bimë narkotike Cannabis Sattiva në fshatin Këllëz, komuna Lunxhëri në vendin e quajtur “Përroi poshtë fshatit Këllëz” të kultivuara rrishtaz në dy parcela,me një gjatësi prej 1- 1.6 meter.

Në  përfundim të  veprimeve të para hetimore u bë  ndalimi i:
Thodhori Puleri, 65 vjeç banues në fshatin Këllëz. Ndalimi i tij u bë pasi në vendin ku u gjetën dhe asgjesuan bimët narkotike,rezultoi se ishin toka të marra me qera nga ky shtetas vepër penale kjo e parashikuar nga neni 284 I Kodit Penal.

Andrea Kushta, 45 vjeç, banues në fshatin Këllëz,Gjirokastër njëkohësisht dhe kryeplaku I fshaitit Këllëz.Ndalimi I tij u bë për veprat penale:

“Shpërdorim I deturës”,”Moskallëzim I krimit”,” Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” parashikuar nga nenet 248,300 dhe 301 I Kodit Penal.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

droga

Operacionet antikanabis në Shkodër, asgjesohen  605  rrënje bimë narkotike 
Nga puna e Efektivëve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme është goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :
  
Në vëndin e quajtur "Vuk-Jakaj" në komunën Shllak në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar :
 
3 parcela me 605 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

  
Lezhë, asgjësohen 400 rrënjë bimë narkotike  të dyshuara “Canabis Sattiva”
Me datën 08.07.2015,  është   goditur  një  tjetër  rast  i kultivimit të  bimëve narkotike,   në  Shëngjin, Lezhë, u  asgjësuan 400  rrënjë   bimë  narkotike.

Në  vijim  të   punës  për  parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike  dhe  në  zbatim  të  “Planit  të masave  për kontrollin e territorit”,  efektivat   e  Drejtorisë të Policisë  Lezhë,  nga  informacionet  e  marra  në rrugë  operative,   kanë ushtuar një kontroll të imtësishëm në   Shëngjin, Lezhë.

Nga ku rezultoi se në  Shengjin, Lezhë, në zonat pyjore u  konstatuan  tre parcela të mbjella me bimë të ngjashme me ato të Canabis Sattiva, ku në parcelën e parë u gjetën 95 rrënjë, të  dytën  38  rrënjë dhe në parcelën e tretë 267 rrënje, që u asgjesuan  në  vënd  me  anë  të  djegies.

Vazhdon  puna  për  vëndosjen  përpara    drejtësisë  të  personit   përgjegjës   të kultivimit  të  kanabisit.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë  për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, neni  284  i   Kodit Penal.


droga
 Foto të tjera

Kurbin, asgjësohen  360 rrënjë bimë narkotike  të dyshuara “Canabis Sattiva”
Me datën 08.07.2015,  është   goditur  një  tjetër  rast  i kultivimit të  bimëve narkotike,   në  fshatin  Gernac, Kurbin afër fshatit Mafsheq, u  asgjësuan 360  rrënjë   bimë  narkotike.

Në  vijim  të   punës  për  parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike  dhe  në  zbatim  të  “Planit  të masave  për kontrollin e territorit”,  efektivat   e  Drejtorisë të Policisë  Lezhë,  nga  informacionet  e  marra  në rrugë  operative,   kanë ushtuar një kontroll të imtësishëm në   fshatin  Gernac, Kurbin.

Nga ku rezultoi se në  fshatin   Gernac, Kurbin, në livadhe u  konstatuan dy parcela të mbjella me bimë të ngjashme me ato të Canabis Sattiva, ku në njerën parcele u konstatuan afërsisht 280 rrenjë dhe në tjetrën 80 rrënjë me gjatësi rreth 100 cm dhe diametër rreth 2 cm, që u asgjesuan  në  vënd  me  anë  të  djegies.
 Vazhdon  puna  për  vëndosjen  përpara    drejtësisë  të  personit   përgjegjës   të kultivimit  të  kanabisit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale