Drogë në formë çokollate, arrestohen vëllai i shefit të Rrugores Dibër që doli në përgjimet e 'Bild' dhe 6 të tjerë/ EMRAT

Drogë në formë çokollate, arrestohen vëllai i shefit të Rrugores Dibër që doli në përgjimet e 'Bild' dhe 6 të tjerë/ EMRAT

1579351176_policiaarrestimnaten11.jpg

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion  anti-drogë të zhvilluar në 5 qytete,  pas disa muajsh hetime dhe përgjime për trafik droge. Gjatë këtij operacioni në pranga ka rënë  Pajtim Aga, vëllai i shefit të Rrugore Diber Robert Aga, emri i të cilit doli pak kohë më parë në përgjimet e gazetës gjermane “BILD”, si dhe 6 persona të tjerë.

7 personat e arrestuar Edmond Rajta, Pajtim Aga, Shkëlzen Mazari, Devis Mija,Fatjon (Paulin) Dodaj, Marsisa Piperi dhe Arjet Halilaj merrnin lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në Greqi dhe e sillnin në Shqipëri përmes pikë kufitare të Konispolit, nëpërmjet dy personave që jetonin në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për t'u nisur më vonë në një qytet në veri të vendit dhe për t'u trafikuar jashtë Shqipërisë. Gjatë operacionit u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Pajtim Aga rezulton i arrestuar edhe më parë pasi është kapur me lëndë narkotike. Në shtator 2016, ai u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë

Njoftimi i plote

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “TRANZIT”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe DVP Dibër.

Vihen në pranga 7 persona.

Sekuestrohen 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate.
  
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe DVP Dibër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “TRANZIT”, si rezultat i të cilit bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Edmond Rajta, 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.

Pajtim Aga., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Shkëlzen Mazari 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

Devis Mija, 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë. 

Fatjon (Paulin) Dodaj, 37 vjeç, banues në Shëngjin. 

Marsida Piperi, 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër. 

Arjet Halilaj, 38 vjeç, banues në Lezhë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë se Shtetit dhe DVP Dibër ishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër. 

Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprën. 


Lajmi kryesor:

I vëllai u arrestua për trafik droge, shkarkohet nga detyra shefi i Rrugores së Dibrës që doli tek përgjimet e Bild


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti