Operacioni anti-drogë në Lezhë, asgjësohen 2583 bimë kanabis në disa fshatra! Autorët nuk dihen ende

Në fazën e nëntë të operacionit anti-drogë të zhvilluar në disa zona të qarkut Lezhë, uniformat blu kanë zbuluar 2583 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Bimët narkotike u zbuluan gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Skuraj, Kurbin, në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë malore, ku u gjetën 2215 bimë narkotike kanabis, në fshatrat Fushë Kuqe dhe Gërnac, Kurbin, u gjetën 337 bimë kanabis dhe në fshatin Kolsh, Lezhë, u gjetën 31 bimë kanabis .

2583 bimët kanabis, të cilat u gjetën të kultivuara në minisera dhe në tokë, në fshatra të ndryshëm, në Kurbin dhe në Lezhë, u asgjësuan me anë të djegies.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë, me qëllim identifikimin dhe arrestimim e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë 8 fazave të mëparshme të këtij operacioni në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total 12.196 fidanë dhe bimë narkotikë, si dhe u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët