Operacioni 'Bregdeti Ynë', ministri Çuçi bën bilancin e deritanishëm: Shemben 35 objekte, është veçse fillimi i fundit të marrëzisë

Operacioni 'Bregdeti Ynë', ministri Çuçi bën bilancin e deritanishëm: Shemben 35 objekte, është veçse fillimi i fundit të marrëzisë

Nga operacioni ne Ksamil

Që prej fillimit të operacionit 'Bregdeti ynë' institucionet shtetërore kanë rrafshuar 35 objekte në Ksamil, Sarandë e Velipojë. Ndërkohë në 10 raste kanë qenë vetë ndërtuesit që i kanë shembur objektet pa leje.

Bilanci i 6 ditëve të para është bërë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Në një postim në Facebook Çuçi thotë se ky operacion është vetëm ‘fillimi i fundit të marrëzisë të ndërtimeve pa leje’.

"Plot 35 objekte me strukturë betoni dhe metalike të ngritura pa leje janë shembur në Ksamil, Sarandë e Velipojë në vetëm 6 ditët e para të operacionit “Bregdeti Ynë”. Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar 5 persona, ka shpallur 1 në kërkim dhe disa të tjerë i ka proceduar penalisht që prej nisjes së këtij operacioni, i cili është veçse fillimi i fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa leje dhe për të zaptuar territor sipas dëshirës. Lajm i mirë që për 10 objekte kanë qenë vetë ndërtuesit e paligjshëm që i kanë shembur dhe po vetë i kanë hequr inertet. E gjithë vija bregdetare nga Velipoja në Ksamil do të pastrohet njëherë e mirë nga çibanët e ngritur prej babëzisë për të fituar në kurriz të zbatimit të ligjit e mbrojtjes së mjedisit. IKMT dhe Policia e Shtetit do ta shtrijnë këtë operacion edhe në zona të tjera për ta çliruar përfundimisht bregdetin nga shkelësit e ligjit, të cilët kurrsesi nuk do t’i ikin përgjegjësisë për këto ndërtime", shkruan Çuçi.

Nga e hena duke nisur me dy prej zonave më të bukura turistike në vend, Ksamilin në ekstremin jugor si dhe Velipojën në veri, filloi operacioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdet. 

Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, është vendosur si prioritet absolut nga Qeveria, madje duke e konsideruar si të njëjtë me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit për Policinë e Shtetit. Ky ishte mesazhi dhe angazhimi madhor i Qeverisë shqiptare që është shpalosur që prej 14 majit nga Qeveria shqiptare në një aktivitet të posaçëm.

Operacioni “Bregdeti Ynë” synon pastrimin e bregdetit e territorit dhe çuarjen para ligjit të gjithë shkelësit. Ndërkohë dosjet për çdo subjekt shkelës, sipas ministrit të Brendshëm Çuçi, janë përmbyllur tashmë, ndërsa pas zonës së bregdetit, operacioni do të vijojë edhe në anët e rrugëve nacionale, për t’i pastruar nga ndërhyrjet e paligjshme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet