Gjykata e Tiranës la në burg financierin e televizionit të familjes Berisha, Evis Sopi të arrestuar si pjesë e një grupi që akuzohet se pastronin para përmes këmbimit të paligjshëm të kriptomonedhave dhe dyshohet se përdoreshin si pagesa mes grupeve kriminale.
Evis Sopi ka në pronësi një pikë këmbimi valutor “Alb-Exhange” pranë “Dollarit” në Tiranë. në të cilën hetuesit përmes infiltrimit të një agjenti këmbyen monedha virtuale dhe morën 1750 euro.
Evis Sopi akuzohet për “Ushtrim pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Gjykata e Tiranës la të pandryshuar masën arrest me burg edhe për 11 të të prangosur të tjerë. Dy të u lanë në arrest shtëpie, ndërsa për 16 të tjerët Gjykata ndryshoi masën në detyrim paraqitje
Hetuesit kanë prova audio dhe video, ku faktohet se shitësja në Alb-Exhange” në pronësi të Evis Sopës, financierit kryesor të televizionit të familjes Berishës, ka pranuar të këmbejë në euro kriptovalutat, një proces i paligjshëm në Shqipëri.
Organet kanë një dosje edhe ndaj ‘Syri Tv’ për pastrim parash dhe evazion tatimor, ndërkohë kryefinancieri i arrestuar Evis Sopi, ishte personi që u shpërndante punonjësve një pjesë të pagës cash me zarfa të bardhë.
2. Valentino Leka
3. Ridvan Nuhiji
4. Nexhmedin Sali
5. Muhamed Saraçi
6. Evis Sopi
7. Frederik Sinanaj
8. Tedi Agastra
9. Armando Gjoçi
10. Genci Sula
11. Dorian Dodaj
12. Denard Dani
E shikon redaksia, qe ligji ekziston dhe Jane dhene edhe liçensat perkatese. Kembim I paligjishem , dmth kemi dhe kembim te ligjshem te kriptomonedhave. E di qe nuk do e publikoni komentin. Shqiperia e ka te miratuar me ligj regullimin e kriptove. Megjithese ligj Le per te deshiruar ne disa aspekte.
PërgjigjuPo Qen Peka kur do arestohet o roje ? Apo si ka ardh ralla.
Përgjigju