Operacioni në zemër kryhet me sukses, Eriksen lë spitalin: Është fantastike të vizitoj sërish shokët e kombëtares

Christian Eriksen ka lënë ditën e sotme spitalin e Kopenhagenit pas operacionit të bërë në zemër dhe është kthyer në shtëpinë e tij. Mesfushori i Danimarkës dhe Interit ka marrë veten nga ataku kardiak, ndërsa nuk dihet ende nëse do të luajë më futboll.

Federata daneze e futbollit me anë të një postimi ka sqaruar:

"Christian Eriksen u operua me sukses dhe është larguar nga spitali. Gjatë ditës së sotme ai vizitoi shokët e ekipit kombëtar në Helsingor dhe prej andej ai do të shkojë në shtëpi për të kaluar kohë me familjen e tij ".

Po nëpërmjet federatës daneze të futbollit vetë Eriksen është shprehur:

"Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e madhe, ishte e pabesueshme ta shihja dhe ta dëgjoja. Operacioni shkoi mirë dhe unë po marr veten duke patur parasysh edhe rrethanat. Ishte fantastike vizita te shokët e skuadrës pas ndeshjes së shkëlqyer me Rusinë. Është e kuptueshme që unë do të bëj tifo për ta të hënën kundër Rusisë,"-u shpreh Eriksen.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit